Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Profil: Çfarë po ndodh me Donald Lu ?

Profil: Çfarë po ndodh me Donald Lu ?

KMA NEWS/ Gazeta Mapo e ka shpallur këtë fundjavë Donald Lu-në si një nga dy personazhet e vitit, përkrah trajnerit të kombëtares De Biazi. Karikaturisti i saj Kapexhiu e vizatoi atë në petkun e një babagjyshi me pranga ne dorë për politikanet, gjykatesit dhe prokuroret. Ai pritet te sjellë dhurata te mirepritura për shqiptaret.

Por ky konsensus rreth emrit të tij në këto ditë të fundit të vitit po shndërrohet në një epidemi. Me denoncimin që i ka bërë « kriminelëve » të politikës, me qëndrimet për reformën në drejtësi dhe përmendjen e burgut, me angazhimin për të folur hapur dhe me orët që ua tregon gjyqtarëve në dorë, ai ka bërë një transformim rënjësor.

Ai erdhi në Tiranë (me shumë vonesë për shkak të mosmiratimit nga kongresi amerikan) si një yll Hollivudi. Iu drejtua shqipërarëve me gjuhën e tyre që nga Uashingtoni, ambasada botoi jo vetëm mesazhin por edhe pamjet backstage të spotit të tij.

Shumëkush mendoi se ai do të ishte diplomati i radhës që ruan profilin tipik të përfaqësuesi të vendit të madh që zbarkon në një provincë të vogël. Bashkë me ekzagjerimet që e shoqërojnë. Prani të kudondodhur. Shndërrim në personazh të kronikës rozë. Marrje pjesë kudo dhe dhënie mendimesh për gjithçka.

Profile këto të njohura për diplomatë të prekur nga sindroma e Lawrenc-it të Arabisë që kanë parakaluar në këtë vend.

Por ndryshe nga sinjalet e para Donald Lu krijoi menjëherë profil tjetër. Ai u fokusua në dy linja kryesore. Denoncimi i njerzve me të shkuar të errët që qenë futur në politikë dhe së dyti, përgatitja e terreni pëër të burgosur politikanët e korruptuar.

Falë këtyre dy nismave, në më pak se një vit, ai ka arritur të korrë një konsensus të gjëtë, as sa të bëjë bashkë pro tij personazhe kaq të ndryshëm sa Spartak Ngjelën, Blendi Fevziun dhe Mero Bazen. Në ditët e fundit ata janë shprehur hapur pro misionit të tij.

Avokat Ngjela ka përdorur tonet më ekzaltuese duke e krahasuar atë me bashkëkombat të tij të mëdhej: “Ambasadori amerikan, Donald Lu, po hyn në radhën e shpëtimtarëve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, afër njëzet vjet pas presidentit Bill Klinton; dhe afër një shekull pas presidentit Uillson…”

Për Mero Bazen në shkrimin « Si i ka trembur Lu politikanët shqiptarë » ambasadori ka arritur ti tulasë ata që janë kundër reformës : « Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, i ka bërë një “dëm” pa dashje debatit për reformën në drejtësi. Duke u investuar fort pro reformës dhe përmbajtjes së saj, dhe duke hequr vijën e kuqe, përtej të cilës kundërshtarët e reformës i konsideroi hajdutë, kriminelë dhe njerëz që do kenë punë me drejtësinë, i ka strukur gjithë politikanët që nuk duan të identifikohen si të tillë, por që nuk duan as reformën ».

Me nota pozitive flet edhe Blendi Fevziu. Pasi thotë se ai mendon njësoj me Lu, shkruan : « A ka një paradoks në faktin që në vendin më të korruptuar në Europë nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion?! Po, dhe Donald Lu po e thotë këtë përditë ». Dhe pasi ngre pikpyetjen e protagonizmit të tepruar në një vend sovran, Fevziu përgjigjet : « Jo, në këtë rast jo, madje le të jetë edhe më aktiv. Sepse pa punën e tij mbase kriminelët do vijonin të ishin edhe më aktivë në politikë. Ndaj unë mendoj sot si ai”!

Ky është pra konsensusi që Donald Lu po mbledh përditë e më shumë rreth vetes. Ai ka ngjallur një lloj shprese.

Askush nuk mund të vërë ende bast në suksesin e aspiratave të tij. Shqipëria është një vend i vështirë dhe dhuratat që mban “babagjyshi i vitit te ri” në thesin e tij duan konsensusin dhe mobilizimin e pjesës më të mirë të shoqërisë që të bëhen realitet.

Por ai së paku po provon.

Më mirë kështu sesa pa asnjë shpresë. Prandaj ai ka filluar të duartrokitet. Jo si star Hollivudi. Por për përpjekjen reale. Marrë ngaLapsi.al

About The Author

Related posts