Nëntor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rama dhe Meta takohen për reformën në drejtësi: Meta reforma në pranverë

Rama dhe Meta takohen për reformën në drejtësi: Meta reforma në pranverë

KMA NEWS/ Kryeminsitri i vendit Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takuan sot në një tjetër takim midis tyre në ambjentet e “Vilës 30” në zonën e ish-Bllokut.

Në takim marrnin pjesë edhe kryetarët e grupeve kuvendore të dy partive të koalicionit, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili si dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Gjatë daljes nga takim, ku edhe drekuan së bashku,  të dy si rrallëherë, para medias dukeshin të lumtur. Kryeministri Rama, tha se gjithçka po ecën mirë dhe se gëzohemi që edhe opozita hypi në trenin tonë të Reformes në Drejtesi dhe vitin tjetër do ta miratojmë. Ai tha se u fol edhe për gjëra të tjera gjatë takimit.  Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se po punohet me seriozitet mbi platformën e komisionit të Venecias dhe gjithçka ecën në drejtimin e duhur.
Të dy përfaqësuesit e lartë të shtetit u ndanë të entuziasmuar, sa për pak kryeministri Rama desh hypi në makinën e Metës.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta iu përgjigj edhe interesimit të medias për të dhënë një prononcim pas takimit me Kryeministrin z. Edi Rama. I pyetur lidhur me qëndrimin e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, që kërkon të ndiqet një procedurë e ngjashme me atë të dekriminalizimit, z. Meta tha se së pari duhet vlerësuar puna e madhe e bërë deri më tani për një proces gjithëpërfshirës të gjithë forcave politike.

meta“Unë besoj se në radhë të parë duhet të vlerësojmë punën e madhe që është bërë deri tani ku ka patur një proces gjithëpërfshirës të gjithë forcave politike, përfshirë edhe opozitën, e cila kontribuoi edhe me propozimet e saj, por në mënyrë të veçantë do të falënderoja edhe ekspertët vendas dhe ndërkombëtar për punën dhe për angazhimin e tyre”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, duke theksuar faktin se bashkëpunimi me Komisionin e Venecias ka qenë i hershëm, që nga koha e hartimit të Kushtetutës.

“Që nga momenti që Shqipëria është bërë me Kushtetutë, ne kemi bashkëpunuar shumë ngushtë që me hartimin e kësaj Kushtetute me Komisionin e Venecias dhe në vijimësi për çdo çështje të rëndësishme Kushtetuese dhe dua të falënderoj edhe angazhimin e Komisionit të Venecias edhe një herë tjetër që në një kohë rekord iu përgjigj të gjitha pyetjeve duke sjellë vlerësimet paraprake të cilat janë një mbështetje shumë e rëndësishme për këtë reformë”, – shtoi z. Meta.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit vlerësoi se fakti që mazhoranca dhe opozita, janë të kënaqur me vlerësimet e Komisionit të Venecias, tregon se reforma në drejtësi mund të realizohet shumë shpejt, duke u dhënë kështu një përgjigje të rëndësishme qytetarëve.

“Absolutisht, fakti që të gjithë aktorët politik, mazhoranca, opozita, janë të kënaqur me vlerësimit e këtij komisioni, tregon që e gjithë puna jonë për të ecur më shpejt, me qëllim kurorëzimin e kësaj reforme përsa i takon ndryshimeve kushtetuese në pranverë, është plotësisht e realizueshme. Natyrisht që në këtë mënyrë ne do të japim një përgjigje mjaft të rëndësishme dhe mjaft pozitive për gjithë qytetarët tanë, të cilët kërkojnë që vitin 2016 të jetojnë në një vend më të drejtë, më të sigurt dhe në një shtet sa më ligjor”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

About The Author

Related posts