Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Revolucioni i një kauze të përhumbur

Revolucioni i një kauze të përhumbur

KMA NEWS

Nga Genta KALOCI SKËNDERI

Një lajm i çuditshëm po aq dhe interesant ku ditëziu thërriste për revolucion. Ky individ pa emër që në raste të tilla të moçmit jo pa arsye kishin një shprehje ku thoshin t’u harroftë emri në jetë të jetëve. Çudia e ditëve e khërave të fundit bëhet thirrje gjithandej për revolucion pa kauz e ideal revolucion nuk ka.

Plakushi sali thërret e ngjiret për revolucionin personal dhe të familhes së tij për të ruajtur statusin që përfituan e përvetësuan me aq dhunë e kriminalitet ku ska tjetër figurë historike të krahasohet përveç se tradhtarit të madh të vendit Ahmetit Zog.

Anekdodat pa shije pa humor të këtij lloji të përzjera me pak dramë të përditshme me ndonjë të dhënë të shndërruar e të shpërfyturuar duke na e servirur si kauzën për revolucionin e tij të rremë. Gjithashtu duhet dikush ti përmendi se revolucion pa ideal s’ka dhe idealet vdiqën në 1985 bashkë me liderin e vetëm që njohu ky komb ndër shekujt e mbijetesës së tij.

Më pas është ajo që njihet si burimet njerëzore që janë shpirti i revolucionit, të përbërë nga vlerat kto janë të panjohura për njerëzit e këtij sistemi në të cilin jetojn… Revolucioni bëhet nga barktharët të udhëhequr nga klasa e mesme si zakonisht, por këtu s’ka as barktharë as klasë të mesme, por ka një konfuzitet te njerëzit për identitetin e tyre personal atë seksual, shoqëror dhe ekonomik.

Njëra palë nga turpi që janë barktharë hiqen sikur s’janë ndodhen në atë që në psikologji quhet mekanizmi mbrojtës mohim dhe pala tjetër mendojn se janë të pasur dhe janë tipi i ‘aristokrat’ brenda natës… Ja pra kjo shoqëri plakushi ditëzi pretendon se do të bëjnë revolucionin tënd pa ide pa vizion.

Pikërisht këta që janë analfabet funksional që kanë një çorbë konceptesh në kokë të prerë si me fotokopje me emërues të përbashkët injorancën dhe paaftësinë e dallimit midis keqpërdorimit manipulimit të koncepteve të gabuara për aktet e gabuara.

Ndër të tjera Revolucioni kërkon sakrific o t’u harroft emri dhe si inovator i thirrjes duhet ti në radh të parë të japësh shembullin i pari nëpërmjet sakrificës së pasurisë tënde dhe gjakut tënd dhe të familjarëve të tu.

Je i gatshëm, ti zotrote, të bëhesh shembull i parë i revolucionit duke treguar vetëmohim, ndërgjegje kolektive, empathi, solidaritet, bashkpunim në mënyrë që të jesh një figurë e besushme e drejtimit të revolucionit?

Ndërkoh që, e shkuara jote dhe e familjes tënde nuk ka asgjë të përgjegjshme me ndjenjën e solidaritetit human që të veproni në një mënyrë të tillë.

Vërtet më lind natyrshëm pyetja për çfarë revolucioni flet o ditëzi, revolucion i kapitalit për mbrojtjen ndaj kapitalit, një form të tillë s’ka parë njerëzimi mbase ke shpikur t’i, por të këshilloj të paktën t’a marrësh seriozisht e t’i ndërrosh emërtimin se keqpërdorimi i koncepteve në mënyrë të vullnetshme e me tendencë për mashtrim e keqpërdorim të tyre është juridikisht e ndaluar e dënohet me ligj.

Ju lutemi mos ngatërroni opinionin publik mediat tendencioze injorante të njëanshme po ashtu dhe masat ose turmat siç ju pëlqen ju ti quani, analfabetët funksional duke i lënë pa mundësi përgatitjeje, intelektuale të mendojn për diçka të tillë e të të kthejnë përgjigjen e duhur që meriton ti dhe klani juaj.

Injoranca është arma juaj dhe një turmë pa ide e shpirt është mjeti juaj për të sunduar mbi ta. Ky është revolucioni i barktharëve, i të varfërve, puntorëve për t’u bërë zot i vetes së tyre apo ësht revolucion i juaj nga frika e drejtësisë ligjore e ndjekja penale ndaj jush dhe këlyshave tuaj.

Përgjigjuni popullit sali çdo ndodhë me vjedhjet e arkës së shtetit me keqmanaxhimet e pasurisë publike, me burgimet ndaj zyrtarëve të lart qeveritar të djeshëm e të sotëm. Ky është revolucioni që kërkon turma o tu harroftë emri. Atëherë dhe vetëm atëherë mbase mund të bësh revolucion e ti lideri i tij komikotragjik.

About The Author

Related posts