Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

S’ka vendim nga Këshilli i Europës për ligjin e pronave, ja si gënjeu Avokati i Shtetit

S’ka vendim nga Këshilli i Europës për ligjin e pronave, ja si gënjeu Avokati i Shtetit

KMA NEWS/ Për t’i mbushur mendjen shqiptarëve se ligji i ri i pronave ka marrë edhe mbështetjen e Këshillit të Europës, Avokati i Shtetit bëri një deklaratë të gënjeshtërt. Sipas asaj që u tha në media, ligji i pronave mori mbështetjen e të Ministrave për të Drejtat e Njeriut, Delegatët e këtij të fundit dolën me vendim mbi çështjet Shqiptare.

“Këshilli i Europës i thotë PO ligjit për pronat” ështe titulli i madh në faqen e parë të internetit të këtij institucioni.

“Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut, Delegatët e këtij të fundit dolën me vendim mbi çështjet Shqiptare, në të cilin vunë në dukje me kënaqësi ligjin për ngritjen e skemës së kompensimit për pronën e shpronësuar gjatë regjimit komunist, i cili është një hap shumë pozitiv për t’i dhënë fund problemit të gjatë të kthimit ose kompensimit të pronës ish-pronarëve, dhe inkurajuan autoritetet të mos kursejnë asnjë përpjekje në sigurimin e infrastrukturës së nevojshme teknike dhe logjistike, si dhe burimet e mjaftueshme njerëzore dhe financiare, në mënyrë që skema e kompensimit të jetë efektive, e shpejtë si dhe të respektohen të gjitha afatet ligjore dhe angazhimet” thuhet në njoftimin për shtyp.

Por e gjitha rezulton një gënjeshtër banale. Në deklaratën e Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut nuk ka asnjë vendim, por vetëm përkrahje për angazhimin.

Komiteti është në fazën e vlerësimit të asaj që serviret nga Qeveria dhe pavarësisht se inkurajon për përpjekjet, në asnjë rast nuk rezulton të ketë arritur në konkluzionin se ky ligj është konform standarteve të GJykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ)-së dhe për më tepër që ta ketë miratuar atë.

Bazuar në praktikat e tij, Komiteti i Ministrave pranon raporte apo mekanizma të raportuar dhe i inkurajon autoritetetet të angazhohen të punojnë. Por në fund fund bën vlerësimin e plotë dhe vendos nëse është arritur standarti i kërkuar përmes mekanizmave të ndërtuar, dhe më tej e vë në provë atë.

Ligji u kontestua nga opozita parlamentare, shoqatat e ish-pronarëve dhe Avokati i Popullit dhe që për më tepër referuar cështjes më të fundit në Nëntor 2015 Sharra kundër Shqipërisë, Gjykata Evropiane bëri të qartë si dhe më parë se kompensimi duhet të bëhet me vlerën e tregut të pronës në momentin e kompensimit në rast se është i pamundur kthimi dhe se harta e vlerës aktuale nuk është reale.

About The Author

Related posts