Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

“URIMET E NJË ATEISTEJE PËR DASHURINË E PSEUDOHUMANISTËVE”

“URIMET E NJË ATEISTEJE PËR DASHURINË E PSEUDOHUMANISTËVE”

KMA NEWS

Nga Genta KALOÇI SKËNDERI

Të gjithë po urojnë, po i uroj dhe unë vetes gëzuar e ta gëzosh ateizmin moj vajzë (po vjedh dhe unë pak nga ndriçimi i këtyre ditëve)…
Çuditërisht të gjithëve u ka plas cipa e po urojnë në këto ditë feste, disa nga halli, disa nga injoranca, disa nga turpi mos duken injorantë, të tjerë thjesht kopjojnë (meqënëse nëpërmjet këtij procesi ne njerëzit mësojm), të tjerë dëshirojnë të duken interesantë, të tjerë të duken si besimtarë të thekur, të tjerë të duken si human, ndërkoh që vetëm rrobat i dallojnë nga kafshët e tjera të xhunglës. Fjalë të ashpra, të hidhura për disa të butë e xhentilë ndërkoh që helmi i tyre gjatë vitit është dhe më helmues se ai i akrepit të zi. Në këto ditë “të veçanta” po përfitoj të marr pak nga ndriçimi dhe të jem në atmosferën e ditëve, meqënëse e vërteta e thënë me dashuri është gjithcka në kto ditë gjoja dashurie. Mundohemi të dukemi si të dashur ndërkoh që gjithë vitin sillemi si kanibalë ndaj njëri tjetrit, dhe në këto ditë thjeshtë ndryshojmë kostumin e shndritshëm dhe menunë me mish të llojit të shpendëve. Asnjë ndryshim thelbësor, vetëm buzëqeshje me pika gjaku, përqafime me kthetra, përkëdhelje të mprehta dhe në këto ditë i them vetes, shyqyr që je ateiste, nuk merr pjesë në këtë maskaradë boshe makabre.
Ju përshëndes të gjithëve e ju sjellshin zotët tuaj ato që keni dhëne në jetët tuaja. Për këtë urimin e fundit s’jam e sigurt sesa nga ju do jeni të kënaqur dhe sesa nga ju do konfirmoni ligjin e kompesimit të natyrës. Megjithatë, pavarësisht se ne ateistët na akuzoni për shumë gjëra ju urojm ç’farë mbillni të korrni. Nëse doni dhe në gjuhën tuaj fetare, besimtare ju sjelltë krishti (ndërkoh që ekzistenca e tij është e dyshimtë) atë që s’mund t’ju sjelli, t’ju sjelli atë që s’mund të keni dhe atë që se keni, pikërisht dashurinë, sepse jeni kaq zemërngushtë e fallco që e festoni një herë në vit sepse çdo ditë keni frikë nga ekzistenca e saj përndryshe do vinte në pikëpyetje ekzistencën tuaj dhe të vendimeve tuaja.
Megjithatë, unë jam gati t’a kthej faqen tjetër meqënëse janë ditë të veçanta dhe jam mësuar të respektoj palën tjetër sado absurde që të jetë.
Hani, pini, vishuni me më tepër dashuri se ditët e tjera të vitit, mbase kjo ju sjelltë dritën në errësirën tuaj si në zemër dhe në shpirt. Ndjehem mirë që skam nevojë për urime të tilla në ditë të tilla, ndjehem që kam shpëtuar “shpirtin” nga kjo marrëzia njerëzore e radhës, duke qëndruar besnike “hyjnores” sime duke qenë më pranë se kurrë. Ky urim për gjithë hipokritët, injorantët e arsimuar, injorantët shejtanë budallenj, politikanët, maskarenjtë, mashtruesit, kriminelët e të gjitha formave pa përjashtim.
Dëgjohemi vitin tjetër në paradën e radhës dhe ku mjerimi, ipokrizia, bythlëpirësia janë ulur këmbë kryq e janë pagëzuar si vlera nën dritën e qirinjve të krishtit, muhamedit, budës e cilit do profet e pseudoprofet që shfaqet në lotët e njerëzimit.
25 Dhjetor 2015
Genta Kaloçi Skënderi

About The Author

Related posts