Korrik 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Deputetet letër grupit të PS: Shqyrtoni dhunën ndaj Blushit

Deputetet letër grupit të PS: Shqyrtoni dhunën ndaj Blushit

KMA NEWS / Duke u shtyrë nga vetfakti se takimi i elbasanit ishte një mbledhje zyrtare e PS dhe jo fushat elektorale ku mund të merrnin pjesë edhe qytetarë të thjeshtë dhe simpatizant të partisë, dhuna e ushtruar ndaj Blushit kurrësesi nuk mund ti faturohet ksaj kategori veç socialistëve. Prandaj Partia Socialiste, kreu i partisë dhe qeverisë duke përfshirë edhe drejtorin e Policisë së përgjithshme që është përgjegjësi kryesor për ruajtjen e rendit publik duhet të përgjigjen dhe të marrin masa për të ndaluar presionin dhe shantazhet ndaj njerzve të zgjedhur nga populli, pasi paniku për pa siguri do të instalohet direkt tek zgjedhësit, qytetarët e thjeshtë. Për këtë edhe dy deputete kryesore të PS i janë drejtuar me një letër grupit të tyre kuvendorë, ku kërkojnë marrjen e përgjegjësisë nga partia.

Qëndrimi i deputeteve:

Deputetet socialiste, Arta Dade e Mimoza Hafizi i kërkojnë grupit parlamentar socialist të marrin në shqyrtim rastin e dhunës së ushtruar ndaj deputetit Ben Blushi në Elbasan, nga anëtarë të PS – së, në takimin ku ishte i pranishëm edhe kryetari Edi Rama. Dy deputetet i kanë dërguar një letër grupit, në të cilin shprehin shqetësimin për incidentin e ndodhur në prani të Ramës dhe kërkojnë të analizohet ky rast, për të cilin ato thonë se është “i papranueshëm me parimet e PS”. Ky incident dhe letra e Dades dhe Hafizit pritet të diskutohen edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS – së.

About The Author

Related posts