Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

A janë ndaluar nga policia dhunuesit elbasanas ndaj deputetit Blushi?

A janë ndaluar nga policia dhunuesit elbasanas ndaj deputetit Blushi?

KMA NEWS / Ajo çka ndodhi dje në Elbasan, e cila tashmë ka dalë në video në media dhe online tregon fytyrat e dhunuesve ndaj deputetit të PS-së Ben Blushi, kërkon urgjent të ketë reagim shtetor. Reagim nga policia dhe nga prokuroria. Nëse policia nuk i ndalon personat që janë në video të filmuar falë celularëve të disa personave të cilët qëlluan prezent në momentin e ngjarjes, atëhere kemi të bëjmë me një krim shtetror ndaj deputetit Blushi.

Nuk besohet se ministri Tahiri është i përzier në këtë skenar ndaj Blushit, porse në hesht barra bie edhe mbi Saimir Tahirin. Edhe që kryeministri Rama të ulet kaq poshtë sa të organizojë këtë dhunim, nuk besohet. Por fakti që deputeti Blushi ka denoncuar publikisht dhunën, presionin dhe fyerjet ndaj tij nga ky grup personash do të mjaftonte që policia e shtetit ti kishte ndaluar që mbrëmë dhunuesit. Nëse vazhdon heshtja nga shteti atëhere gishti tregues shkon tek Rama dhe Tahiri.

Sipas deputeti Ben Blushi emrat janë: Aurel Mehja drejtor i zjarrfikesve në Bashkinë e Elbasanit (dhendrri i kryetarit të Bashkisë), Andri Mehja inspektor tatim-taksave (vëllai i dhendrit), Irland Sina, drejtor i sherbimeve në Bashki, Xhevahir Budani, kryetar Rajoni në Bashki, Lel Kaja, drejtor i INUV, Besnik Molloholli inspektor mjedisi, Xhevahir Kapllani, inspektor tek INUV,Artan Gashi, kryetar rajoni në Bashki, Tasha Gura, inspektor tatim-taksa në Bashki, Leta Gjana mesues në gjimnaz, Hektor Çiftja pergjegjes mediave në PS, Bardh Qaja, polic bashkiak.

Të gjithë dhunesit kanë emra dhe funksione shtetrore në bashkinë Elbasan apo në detyra të tjera zyrtare.

Pra dhunuesit janë persona shtetrorë. Kjo është e pafalshme për ministrin Tahiri nëse nuk vepron sipas ligjit. Kur sulmohet një deputet hapur e në sallën e një partie politike , e cila qeveris vendin si dhe nga persona që paguhen në shtet, merret me mend se si veprojnë ndaj njërëzve të thjeshtë. Kryeministri Rama ka nevojë të flasë me vepra konkrete sot duke urdheruar policinë e Shtetit t’i ndalojë dhe për t’ia kaluar prokurorisë hetimin e ngjarjes. Çdo minutë që kalon shkon në kahun e akuzave të Ben Blushit se në PS dhe në administratën shtetrore kanë hyrë kriminelët dhe shkelësit e ligjit. Edi Rama ka shansin të tregojë se nuk është në anën e tyre,por të ligjit,bile edhe të Ben Blushit.Nuk humbet asnjë pikë kryeministri Rama,nëse tregohet i rreptë me këdo,edhe me ata që i mbushën sallën dje në Elbasan. Edi Rama,nëse vepron,tregon se ndonëse mund të edhe ndonjë difekt (dhe është normale) përsëri mund të thuhet se mbetet mbi të gjitha njeri larg klaneve apo grupimeve me prapavijë antiligj.

Duhet reagim ligjor e policor!

/koha jonë/

About The Author

Related posts