Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrihet marrëveshja për Byronë Kombëtare të Hetimit, rrëzohet drafti i qeverisë

Arrihet marrëveshja për Byronë Kombëtare të Hetimit, rrëzohet drafti i qeverisë

KMA NEWS / Socialistët dhe demokratët arritën një draft të përbashkët për Byronë Kombëtare të Hetimit. Marrëveshja e papritur erdhi pas tërheqjes së socialistëve nga drafti fillestar që e vendoste Byronë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Raportohet se Byroja do të jetë në varësi të prokurorisë, një variant i mbështetur ky nga PD dhe LSI. Mbledhja e Komisionit u zhvillua me dyer të mbyllura. Detaje të tjera si do të funksionojë një nga institucionet më të rëndësishme anti-korrupsion pritet të publikohen në vazhdim. Diskutimet për marrëveshjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë qenë intensive dhe kanë dështuar disa herë. Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ambasadorja Vllahutin kanë negociuar në këto muaj me të gjitha palët. Byroja Kombëtare e Hetimit do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe është konceptuar në modelin e FBI-së, amerikane.

About The Author

Related posts