Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Atentati kamikaz në Ankara: Bilanci shkon në 34 të vdekur dhe 125 të plagosur

KMA NEWS / Bëhet fjalë për 34 të vdekur (mes të cilëve 2 kamikazë) dhe mbi 125 të plagosur bga bilanci i sulmit me një autobombë mbrëmjen e së dielës në qendër të kryeqytetit turk, Ankara, sipas deklaratës së ministrit të shëndetësisë Mehmet Muezzinoglu. Ai ka shtuar se mes 125 viktimave ka edhe 19 në gjendje të rëndë. 30 kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa 4 në spital. Ministri ka konfirmuar se bëhet fjalë për një akt terrorist. Kryeministri Ahmet Davutoglu ka mbledhur menjëherë Këshillin e Sigurisë. Makina shpërtheu në mes të trafikut, pranë një autobusi të parkuar dhe disa makinave të parkuara. Ai shpërtheu në një zonë shumë të populluar të kryeqytetit turk.

About The Author

Related posts