Dhjetor 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Blushi: Njerëzit e dhunshëm e të armatosur dihet kush i ka sjellë në sallë

Blushi: Njerëzit e dhunshëm e të armatosur dihet kush i ka sjellë në sallë

KMA NEWS

Deklarata e plotë e Blushit pas largimit nga salla e takimit ku ishte dhe Edi Rama

Në këtë sallë pati njerëz të armatosur të cilët deshën të frikësonin sallën. Ky nuk është Elbasani që njoh unë, Elbasani është një qytet mikpritës i cili nuk meriton të përfaqësohet nga ata që u kapën këtu me armë. Nuk kam asgjë me ata që nuk mendojnë si unë, por njerëz që përpiqen të sulmojnë dhe të mos të lejojnë të hysh në një sallë.

Por kjo sallë u kthye në një gjyq kundër një njeriu. Është vendi për t’i kërkuar llogari atyre që qeverisin sepse këtu nuk po qeveris unë.

Duhet t’i kërkojmë llogari qeverisë për mos rritjen e pagave, pensioneve, për rritjen e borxhit, pse është kufizuar lista e asistencave sociale. Kjo është arsyeja që unë po flas, por kjo ishte një sallë ku njerëzit nxiten për të ushtruar dhunë.

Ka dy vjet që flas që edhe në parlament nga PS janë futur banditë dhe ca prej këtyre, por pa imunitet ishin sot këtu. Kam kohë që kërkoj të jem në çdo takim të PS për të thënë mendimet e mija.

Sot isha i paftuar. Kam kërkuar fjalën dhe mu dha, por kjo sallë u kthye në gjyq për një njeri.

Këtu u bënë gjyqe edhe për librat e mij, si në vitet 73. Sot i vetmi gabim ishte fakti që erdha i paftuar në një qytet që jam zgjedhur deputet.

Duhet të pyesni badigardët në lidhje me incidentin, sepse ishin ata që ndaluan disa njerëz shumë të dhunshëm.

Nuk largohem nga një sallë e PS ku kam shkuar për të folur. Nuk ndihem i kërcënuar dhe më vjen keq që ka njerëz që duan ti zgjidhin kundërshtitë përmes dhunës.

Dikush i ka organizuar njerëzit e dhunshëm sot. Unë dhe ju e dinë kush i ka organizuar.

Ka një acarim të përgjithshëm, tre vitet e fundit nuk kanë qenë shumë të lehtë, ka pakënaqësi.

Më vjen shumë mirë që ka të rinj që hyjnë në PS, por janë ata të parët që s’duhet të pranojnë të bëhen pjesë e një partie që ka anuluar votimin.

Fjalimi i Blushit u regjistrua po nuk u transmetua nga PS

Pas insistimit të Ben Blushit në takimin e Elbasanit ai u lejua të fliste, por në këtë moment të gjitha televizionet ndërprenë transmetimin transmetimet live. Takimet e Kryeministrit Rama prej disa vitesh zhvillohen me regji qendrore, gjë që do të thotë se televizionet e marrin sinjalin nga qendra e regjisë që drejtohet nga Zyra e Shtypit e PS dhe jo nga operatorët e mediave pritave.

Kjo strategji është përdorur sot edhe ndaj Ben Blushit, duke ndërprerë transmetimet në momentin që ai është ngjitur të flasë.

Ajo përforcon idenë e censurës është një video e shpërndarë nga deputeti Taulant Balla në Facebook, i cili jep vetëm disa momente ku flet Blushi. Në video duket se pamjet janë marrë nga kamerat e Partisë Socialiste, të cilat regjistronin fjalimin, por nuk e kanë transmetuar atë.

About The Author

Related posts