Prill 26, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Bojkoti i PD, Majko: Qëllimi është të mos votohet reforma në drejtësi

Bojkoti i PD, Majko: Qëllimi është të mos votohet reforma në drejtësi

KMA NEWS / Pasi opozita bojkotoi sot Kuvendin në përfundim të votimit të akteve të ligjit për dekriminalizimin, ish-kryeministri Pandeli Majko ka thënë se kjo sjellje e është e pakuptimtë.

Sipas tij, opozita ka për qëllim që me këtë lëvizje të mosvotojë reformën në drejtësi.

“Nuk arrij të kuptoj se çfarë kërkon opozita. Pasi u votua me 100 përqind të votave ajo që kërkoi opozita, ata u larguan. Ne kërkojmë të bëjmë një reformë që do t’i hapë Shqipërisë dyert e Bashkimit Europian. Përshtypja ime, dhe jo vetëm e imja, është se e gjithë kjo që bën opozita ka një arsye shumë të thjeshtë: të mos votohet Reforma në Drejtësi”, tha Majko.

About The Author

Related posts