Prill 25, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Dade: Si mund të miratoni statutin e ri pa shfuqizuar të vjetrin

Dade: Si mund të miratoni statutin e ri pa shfuqizuar të vjetrin

KMA NEWS / Deputetja Arta Dade i është drejtuar me një pyetje grupit të punës, se si ka mundësi të miratohet statuti i ri pa u shfuqizuar i vjetri.

Përgjigjet kreu i bashkisë së Durrsit Vangjush Dako; Me miratimin e statutit të ri shfuqizohet automatik i vjetri, çka sipas Dakos i bie që edhe Ligji i Luftës me Greqinë të jetë shfuqizuar, dhe çdo përpjekje e qeverisë shqiptare qenka një mashtrim i madh për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.

Deputetja Arta Dade ka kundërshtuar fort miratimin në parim të statutit të ri të Partisë Socialiste. Sipas saj statuti i ri është miratuar ende pa u shfuqizuar i vjetri.

Ajo theksoi se edhe në statutin e ri, kryetari ashtu si çdo anëtar tjetër mund të bëjë karrierë vetëm në bazë të kontributeve të tij.

“Statuti i ri thotë: Karriera e çdo anëtari të partisë bazohet në meritën individuale dhe në kontribut.

Kam një pyetje për grupin e punës, detyra përfaqësuese e kryetarit të partisë jepet si detyrë apo jo. Unë nuk kam votuar fare.

Po bëni një statut tjetër pa shfuqizuar të parin. Grupi i punës të lexojë statutin dhe të më japë përgjigje”, u shpreh Dade.

Ndërkaq që disa persona që kundërshtuan Ben Blushin gjatë fjalës së tij, kanë gjetur reagimin e Arta Dades. Kjo e fundit u shpreh se, “këto zërat anonimë mund të vijnë të regjistrohen dhe të flasin”.

Ndërkohë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako tha se statuti i vjetër është shfuqizuar me miratimin e të riut. Sipas Dakos edhe Ligji i Luftës me Greqinë është shfuqizuar. Të na hanë Mu…me zgjuarsinë e tyre njerëz të tillë. Reforma në drejtësi po afron, do harrohet dhe Kongresi.

About The Author

Related posts