Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Delegacioni i PD-së në SHBA përpjekja e fundit për shpëtim kolektiv partiak

Delegacioni i PD-së në SHBA përpjekja e fundit për shpëtim kolektiv partiak

KMA NEWS

Nga Genta Kaloci Skënderi

Delegacioni i PD-së në Shba përpjekja e fundit për shpëtim kolektiv partiak.
Nuk do bëja asnjë koment, por pastaj të bie në sy krejt rastësisht një lajm se Basha në takimin me përfaqësues të administratës amerikane kanë kërkuar garantimin e zgjedhjeve dhe dekriminalizimin e parlamentit.

Lexova materialin e publikuar nga gazetat dhe ishte krye këput disinformues, keqinformues dhe jo i vërtetë duke manipuluar opinionin publik. Artikulli si edhe shumë të tjera si ky, janë një përpjekje tjetër e pd për të mashtruar publikun dhe një tendencë t’a mbajnë në errësirë për ecurinë e takimeve në prapaskenën politike vendase dhe ndërkombëtare.

Takimi i delegacionit me Lulushin dhe këshilltarët e tij në shba ishte një udhëtim që u doli huq, një katastrofë personale dhe partiake. Ajo që nuk arrijnë të kuptojnë në rradhët e pd-së dhe lsi-së është sesi do hidhte poshtë sekretari i shtetit amerikan z. Kerri vetveten, pas udhëtimit të tij expres në Tiranë para disa javësh.

Ai udhëtim ishte një mesazh i fortë për të demonstruar pa kushte dhe pa kompromisa përkrahjen e administratës amerikane ndaj procesit të reformës së drejtësisë dhe byrosë së hetimit. Çfarë ju shkoi në atë kokën tuaj boshe se me vajtjen tuaj në shba do mund t’i ndryshonit mëndjen, opinionin, qëndrimin e zëvendësave të sekretarit të shtetit z. Kerri dhe rrjedhimisht edhe atë të z. Obama ju mëndje ndriturat e idjotsis dhe budallikut universal me ato justifikimet infantile tuaja pa argumenta të llogjikshëm.

Do doja të informoja lexuesit që interesohen për situatën se takimi ishte një goditje tjetër frontale e drejtpërdrejtë ndaj kriminelëve që janë strehuar në kampet e të dyja partive kryesore, të cilat kanë degraduar dhe kanë çuar në regres zhvillimet politiko ekonomike të vendit.

Protagonistët janë frikësuar nga ecuria e takimit matanë atlantikut, duke e përshkruar me fjalët “nami andej”. Në tavolinë nga pala tjetër ishin parashtruar problematikat dhe çështjet më kryesore që shqetësojnë publikun, politikën dhe drejtësinë vendase. Grupi i delegatëve nuk e priste so do hapeshin çështjet e Gërdecit, rruga e kombit, korrupsioni politik dhe se takimi ishte një bon sense dipllomatik për të bërë të qartë qëndrimin e palës tjetër ndaj aktualitetit politik shqiptar.

Gjithashtu takimi u realizua për të vetmen arsye të viheshin në dijeni për qëndrimin përfundimtar si një apel i fundit nga pala e aleatit tonë strategjik. Një tjetër çështje ishte edhe bllokimi i vizave nga shteti amerikan për të gjithë klasën politike dhe jo vetëm për gjyqësorin. Ajo që mendojmë të gjitha palët është se gjithçka ka marrë fund, sepse vetë përfaqësuesit amerikan u’a kanë bërë të qartë se nuk mund t’i shmangen dot reformës së drejtësisë e hartuar nën garancinë e Komisionit të Venecias.

Nga kjo ecuri është e qartë që as vetë personalisht Obama nuk i ndihmon dot kriminelët shqiptar të pagëzuar politikanë. Lajmet janë helm ashtu siç do komentonte edhe Likja e Lsi-së, i cili jo pa arsye e priste një rezultat të tillë, por pavarësisht kësaj e pomponte Saliun në prapaskenë për të vazhduar me rezistencën ndaj pikave të axhendës, në mënyrë që të përfitonte pak kohë nga koha që u ka mbetur.

Ajo që është e çuditshme nga Saliu dhe Likja të cilët e prisnin një rezultat të tillë sapo panë listën që ishte lejuar të udhëtoj për në shba nga ambasada amerikane. Ndër të tjera në fund të bashkbisedimit të tyre si gjithmonë reflektojnë me fjalët, “e kemi marr në qaf kot, sepse po t’a kishin personale, do të bënin përjashtime nga lista e këshilltarëve”.

Ndërkoh që Saliu i përgjigjet se ; “fatkeqësisht u tregua se jemi me shpatulla pas murit”. Megjithëse reflektimi i të dyve është si memorja e peshkut të artë zgjat vetëm dy sekonda. Kjo memorje e shkurtër e kupolës dhe elitës vendase ishte thëmbra e akilit të rënies së tyre.

Ju ftojmë të rilindni e të reflektoni dhe të përfitoni nga koha e humbur për të treguar bashkpunim për zbatimin e pikave të axhendës mbase drejtësia jua merr për bazë dhe përfitoni ulje dënimi nga sistemi i ri i drejtësisë.

About The Author

Related posts