Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Edi Rama refuzon Erjon Veliajn për Ditën e Verës, anullon pjesmarrjen në festë

Edi Rama refuzon Erjon Veliajn për Ditën e Verës, anullon pjesmarrjen në festë

KMA NEWS / Për herë të parë, Edi Rama i mungon festimeve të Ditës së Verës në Tiranë. Ai ka anulluar pjesmarrjen në festë, pak minuta pasi kjo ishte lajmëruar për mediat. Në orën 09;58 zyra e shtypit e kryeministrit njoftoi gazetarët se Edi Rama do të bëhet pjesë e festimeve së Ditës së Verës bashkë me kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliajn. Pak minuta më pas, u njoftua se në festime “do të jetë i pranishëm kryebashkiaku dhe jo kryeministri”.

Refuzimi për Erjon Veliajn vjen në një moment të vështirë për të. Rritja e taksave për tregtarët, gjobat ndaj të vëarfërve, shembja e shtëpive pa dëmshpërblime, përplasja me shoqërinë civile e kanë kthyer Erjon Veliajn në një pushtetar arrogant, që nuk e kontrollon dot më konfliktin. Por kjo nuk është hera e parë që Rama refuzon Veliajn. Pak kohë më parë, në dëgjesën për projektin e hyrjes tek Parku i Liqenit ai injoroi totalisht praninë e Veliajt kur i kaloi pranë. Për të mos folur pastaj për refuzimin që i bëri ftesës për dasëm.

About The Author

Related posts