Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Hahn në Tiranë, dialog i nivelit të lartë në sitë 5 kushtet

Hahn në Tiranë, dialog i nivelit të lartë në sitë 5 kushtet

KMA NEWS / Politika shqiptare do të vihet përballë zyrtarit të lartë të BE, Johanes Hann, në tryezën e dialogut të nivelit të lartë të 30 marsit, si një test paparak, i realizmit të aspiratës që në takimin e tetorit, Këshlli i Ministrave të BE, të hape negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në union.

Në orën 11:00 komisoneri për zgjerimin në BE, dhe kryeministri Edi Rama, do të bashkëdrejtojnë tryezën e dialogut të nivelit të lartë, që do të kalojë në sitë, përmbushjen e deritanimshme të 5 prioriteteve të Shqipërisë.

Lufta ndaj korrupsionit, forcimi i administratës publike, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, janë prioritet që janë vlerësuar deri më tani nga Brukseli.

Por politika ka një hendek të madh në realizmin e prioritetit kyç, forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, kjo për shkak se pavarësisht përfshirjes edhe të Komisionit të Venecias, palët politike, ende nuk e kanë finalizuar me dakordësi reformën.

Po ashtu, edhe lufta ndaj krimit të organziuar, është cilësuar si një prioritet që mbetet ende punë për t’u bërë, pavarësisht përparimit të deritanishëm.

Nga ana tjetër, Tirana zyrtare, do të ketë mundësi të flasë në takimin e 30 marsit edhe për nismat ligjore që tentojnë t’i japin zgjidhje një çështje të trumbetuar fort në raportet e KE, kthimit të pronave.

Ndërkohë, komisoneri Hahn do të ketë mundësi të njihet me shqetësimet e opozitës edhe në takimin e orës 10:00 që do ketë po të mërkurën me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Ai do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë.

Gjatë pasdites, eurokomisioneri do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që organzohet nga ministria e Punëve të Jashtëm të Shqipërisë.

Ky Ministerial do të ketë në fokus përgatitjen e projekteve rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë.

Ja 5 prioritetet kyçe

1-Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar
2-Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë
3-Lufta kundër korrupsionit
4-Lufta kundër krimit të organizuar
5-Mbrojtja e të drejtave të njeriut

About The Author

Related posts