Shkurt 23, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kongresi voton për referendumin, perplasja Rama-Blushi

Kongresi voton për referendumin, perplasja Rama-Blushi

KMA NEWS / Kur Ben Blushi foli para delegatëve të Kongresit, thirrjet nga salla janë ringjallur përsëri. Blushi kërkoi zgjedhje të kryetarit me parimin “një anëtar, një votë”. Ai hodhi poshtë alternativën e referendumit dhe sfidoi Edi Ramën në garën për kryetar partie. “Referendumi është një hile. Nëse partia është gati të angazhohet në një referendum, përse nuk angazhohet në zgjedhje? Lë t’i bëjmë të dyja” tha deputeti i PS. Blushi i tha delegatëve se votimi për ndryshimet në statut ishte i parregullt. “U votua në parim, por jo nen për nen” u shpreh Blushi, duke kujtuar se statuti i vjetër nuk është shfuqizuar ende. Të njëjtat ide mbështeti Arta Dade, e cila kërkoi nga grupi i punës të shpjegojë se përse nuk është votuar për shfuqizimin e statutit të vjetër. Përgjigjen ia dha Vangjush Dako, që mbrojti kryetarin dhe tha se gjithë ky diskutim për statutin ishte nga dëshira e Ben Blushit për t’u bërë kryeministër. Pas Ben Blushit, foli përsëri Edi Rama; Po të ishte për personin, për mua, unë do bëja zgjedhje në PS, sa herë të ndërronte stina. Do ishte padrejtësi në 2013, sikur t’i thonim shqiptarëve: Prisni tani ju! Na zgjodhët për një program qeverisës, por ne duhet të merremi pak me mandatin e Partisë. Do të ishte absurditet. Kjo nuk është një cështje e parimit statutory. Por është një axhendë tërësisht personale dhe këtë e dinë të gjithë”, tha Rama.

About The Author

Related posts