Shtator 15, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kujdestarja dhunon fëmijën 3 vjeç, drejtësia dhe shoqëria civile hesht ! (VIDEO)

Kujdestarja dhunon fëmijën 3 vjeç, drejtësia dhe shoqëria civile hesht ! (VIDEO)

KMA NEWS / Emisioni investigativ “STOP” në Tv Klan ka sjellë një tjetër rast tronditës të keqtrajtimit të fëmijëve në shtëpitë e fëmijëve.

Behet fjalë për një fëmijë të moshës 3 – vjeç e gjysmë, i “Shtëpisë së Foshnjës” në Durrës. Sipas emisionit ai është dhunuar barbarisht nga kujdestarja e këtij institucioni, Dafina Fama.

Ky rast është konfirmuar për gazetarët e “STOP” nga punonjësja e Shërbimit Social, Daniela Deliallisi. Dhuna e ushtruar ndaj fëmijës u konfirmua edhe nga Drejtoresha e këtij institucioni Heroina Duka, e cila tha se janë marrë masat e nevojshme për largimin e menjëhershëm të kujdestares.

Duka e cilësoi gjithashtu këtë si një akt të patolerueshëm. Shenjat e fëmijës në fytyrë dhe në trup dukeshin qartë për një dhunim të tmerrshëm fizik nga ana e kujdestares ushtruar drejt fëmijës.

Dukeshin qartë shenjat e duarve në fytyrë dhe në ije, si dhe mavijosjet e fëmijës. Në raportin e publikuar në emision thuhet se ky nuk është rasti i parë i ndodhur me kujdestaren Dafina Fama, por një rast i përsëritur i sjelljeve të papërgjegjshme përkundrejt fëmijëve.

Nuk ka ende informacion nëse prokuroria e rrethit të Durrësit ka filluar një procedurë për ndjekje penale për këtë ngjarje.

Po të kishte ndodhur në një vend të Bashkimit europian, jo vetëm që autoria do të ishte arrestuar automatikisht por edhe mediat nuk do kishi pushuar komentimet për një javë rrjesht.

Ndërkohë në Shqipëri, ku mediat janë të varura nga shumë degë, as që e marrin mundimin që ta trajtojnë dhe demaskojnë këtë gjestë jo vetëm të dënueshëm ligjërisht, por edhe shumë të shëmtuar moralisht.

Po shoqëria civile ku është, apo nuk përbën çështje politike rrahja barbare e një foshnje 3 vjeç, e aq më shumë jetim. Më shumë se turp është një krim i madh dhe i dënueshëm në çdo vend të botës së qytetëruar.

About The Author

Related posts