Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Lajmi i fundit: Kapet terroristi i tretë i sulmeve në Bruksel

Lajmi i fundit:  Kapet terroristi i tretë i sulmeve në Bruksel

KMA NEWS / Bashkëpuntori i dy vëllezërve el-Bakraui u kap nga policia belge. Mediat raportojnë se Najim Laachraoui është arrestuar në Anderleht. Ai konsiderohet si “truri” i sulmeve të djeshme në aeroportin e Brukselit. Laachraoui u filmua nga kamerat e sigurisë krah dy vëllezërve kamikazë Ibrahim e Khaled El Bakraoui, të cilët hodhën veten në erë. Najim Laachraoui është një emër i njohur, pasi ai ka marrë pjesë edhe në sulmet terroriste në Paris, ku u vranë 130 persona. Shtatorin e kaluar ai u identifikua në kufirin austro-hungarez me identitet të rremë, duke mbajtur emrin Soufiane Kayal, nën shoqërinë e dy terroristëve të tjerë të njohur, Salah Abdeslam e Mohamed Belkaid.

About The Author

Related posts