Shtator 15, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Letra e Valentina Leskajt për Kuvendin: Dërgoni mandatin tim në Kushtetuese!

Letra e Valentina Leskajt për Kuvendin: Dërgoni mandatin tim në Kushtetuese!

KMA NEWS / Në kulmin e tensionit mes opozitës dhe mazhorancës, mandati i Valentina Leskajt do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Vetë Leskaj publikoi në media një letër që i kishte nisur Edi Ramës, ku i kërkon që mandati i saj t’i kalojë Kushtetueses dhe të jetë ajo që të vendosë nëse ka, apo jo konflikt interesi.

“Kam pritur që PD ta çonte kërkesën për mandatin tim në Kushtetuese, sic ia kemi kërkuar edhe publikisht, dhe si bëri edhe në rastin e një deputeti tjetër. Arsyet pse nuk e çoi janë të qarta, për të abuzuar politikisht’- shkruhet në letrën e Leskajt.

Letra vjen pas kërkesave dhe protestave të vazhdueshme brenda Kuvendit, nga ana e opozitës, që kërkon dërgimin në Kushtuese, për deputetet socialistë Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.

Opozita pretendon se Valentina Leskaj është në papajtueshmëri me mandatin e saj si deputete, që nga momenti që djali i saj përfitoi fonde publike në tenderin e hekurudhës Vlorë- Ballsh.

Pas Valentina Leskajt, Rama dorëzon para drejtësisë edhe Rakip Sulin

Rakip-Suli-PSFare papritur deputeti socialist, Rakip Suli i kërkon Kuvendit t’ia dërgojnë mandatin në Gjykatën Kushtetuese. Duket se mazhoranca ka vendosur t’ia lërë gjykatës të vendosë nëse Valentina Leskaj dhe Rakip Suli do të mbajnë ende mandatin e deputetit, në një kohë që opozita mban të bllokuar foltoren e kuvendit dhe reformën në drejtësi. Në një deklaratë për gazetarët, Suli tha se do t’i kerkojë kryeparlamentarit Ilir Meta që mandati I tij të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. “Jam gati të kërkoj dhe unë si Valentina Leskaj që mandati im të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese” u shpreh deputeti. Mazhoranca nuk pranoi ta dërgonte mandatin e dy deputetëve të saj në Kushtetuese, pas akuzave te opozites. Pak kohë më parë, në një dalje publike me Edi Ramën, Rakip Suli bënte humor me akuzat e opozitës, kur i thoshte kryesocialistit: “Të paktën me këto akuza na bënë të famshëm, se po na flasin njerëzit në rrugë”.

Merre vezen, o xha Sule! 
Haje t’u befte shendet! 
Se derisa te behet pule 
S ‘dihet! A e ke kismet !

Fjalë të mençura nga Shefqet Merra

leska

About The Author

Related posts