Prill 26, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Luftë e hapur/ Karlo Bolino kundër Koço Kokëdhimës (foto)

Luftë e hapur/ Karlo Bolino kundër Koço Kokëdhimës (foto)

KMA NEWS

Flitej prej kohësh se marrëdhënia mes dy botuesve mbështetës të kryeministrit Rama nuk ishte e qetë. “Beteja” e tyre për influenca në vendimet e pushtetit ka bërë që tashmë mes botuesit të gazetës “Shëkulli” Koço Kokëdhima dhe Karlo Bolinos së “Shqiptarja.com” të ketë luftë të hapur. Këta të dy u bënë bashkë pak përpara zgjedhjeve të vitit 2013 dhe krijuan televizionin “A1 Report” me aksione të barabarta. Pas zgjedhjeve u ndanë. Fillimisht gjërat ishin në heshtje, por tashmë janë bërë publike.  Gjithçka “plasi” pak ditë më parë kur u shkarkua nga detyra kreu i UKT të Tiranës Neritan Gjojdeshi pas skandalit të faturave të fryra të ujit për muajin janar. Gjojdeshi njihej si një njeri i afërt i deputetit socialist. Në krye të UKT-së erdhi Redi Molla, i cili më parë kishte drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë. Njeriu që Erion Veliaj dërgoi në këtë post shënoi pakënaqësinë e Kokëdhimës që menjëherë nisi sulmet ndaj kryebashkiakut me anë të gazetës “Shekulli”. Në 4 mars kjo gazetë sulmoi këndin e lojërave te liqeni. “Këndi i lojërave te Parku i Liqenit, probleme me ligjin dhe mjedisin” – ishte titulli i madh i kësaj gazete që citonte një nga protestuesit e parkut të ideuar nga Veliaj.

Nuk ka zgjatur shumë përgjigja e Bolinos me anë të medieve të tij. Fillimisht ai e konsideroi të papranueshëm sulmin që i bëhej kryebashkiakut Veliaj dhe madje solli në vëmendje edhe lëvizjet në UKT.

Këtë të shtunë (5 mars) shqiptarja.com e Bolinos boton një lajm nga zgjedhjet për delegatët e Kongresit në qarkun e Vlorës ku e akuzon Kokëdhimën se ka shkelur statutin duke vënë emrin e tij të parin në listën e votimit, ndonëse nuk ka nevojë të votohet pasi si deputet është automatikisht delegat në Kongres.

“Kjo është hera e parë ku një deputet i cili është automatikisht delegat i Kongresit, bëhet pjesë e fletës së votimit duke konsumuar kështu vendin e një kandidati tjetër për t’u zgjedhur delegat. Pra në Vlorë ka rrjedhimisht një delegat më pak” – shkruan shqiptarja.com. Në shkrim thuhet se “veprimi i Kokëdhimës është me shumë mundësi një testim që ai po i bën vetvetes në bazën e partisë ose mund të ketë të bëjë me një frikë të mundshme për ndërprerjen e mandatit të tij nga Gjykata Kushtetuese”. Ende nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë kryeministri Rama në këtë konflikt mes dy njerëzve të tij të besuar. ©lapsi.al/

About The Author

Related posts