Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mandati i Koços me 106 vota deputetësh shkon drejt Kushtetueses

Mandati i Koços me 106 vota deputetësh shkon drejt Kushtetueses

KMA NEWS / Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që mandati i deputetit Koço Kokëdhima të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, 106 kanë votuar pro, 2 kanë votuar kundër dhe 4 të tjerë abstenuan.

Tashmë do të jetë Kushtetuesja që do të shqyrtojë kërkesën e PD-së, e cila pretendon se Kokëdhima ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij Abissnet pas kohës që ishte bërë deputet.

Duke folur sot në Kuvend deputeti i Vlorës tha se akuzat e PD-së janë shpifje të të fabrikuara nga ish-kryeministrin Berisha, të cilin Kokëdhima e cilësoi si kufomë politike.

About The Author

Related posts