Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Nisin festimet për 14 marsin, Ditën e Verës

Nisin festimet për 14 marsin, Ditën e Verës

KMA NEWS / Sot festohet Dita e Verës. Në kryeqytet dhe në Elbasan janë përgatitur aktivitet kryesore. Në Tiranë festimet kryesore pritet të zhvillohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, i cili është bllokuar dhe kthyer në një pedonale të madhe.

Në sheshin “Nënë Tereza”, bashkia po përgatitet për koncertin që do të mbahet në orën 10.30.

Ansambli i Tiranës, Teatri i Kukullave, Cirku i Tiranës gjithashtu janë pjesë e festimeve të 14 marsit, ku kanë parashikuar performanca të ndryshme argëtuese për fëmijë dhe të rritur. Festivali i balonave, aktivitete sportive, performanca artistike, panair i ushqimeve bio dhe koncerte surprizë, janë aktivitetet që do të mbahen në “Ditën e Verës.

Rreth orën 10:00 kreu i Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministri Edi Rama do të marrin pjesë në ceremonitë e organizuara në Kryeqytet.

About The Author

Related posts