Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Policia: Tre police bashkiake të lënduara dhe 13 të arrestuar, mes tyre Ndriçim Babasi

Policia: Tre police bashkiake të lënduara dhe 13 të arrestuar, mes tyre Ndriçim Babasi

KMA NEWS / Policia e Tiranës lëshoi një komunikatë në orët e vona të mbrëmjes së sotme në lidhje me protestën e zhvilluar nga opozita për këndin e lojrave tek parku i liqenit.

Sipas policisë në protestën e paligjshme kanë marrë pjesë 9 deputetë demokratë ndërsa janë arrestuar 13 persona, mes tyre kreu i PD i deges nr 5 Tirane, Ndriçim Babasi. Ndaj tyre jane nrgitur 4 akuza. Gjate protestes policia thote se jane lenduar 3 police bashkiake.

Nuk jepet asnje shifer nese ka pasur te lenduar nga ana e protestuesve. Por ajo çfar të bënë përshtypje që mediat në Shqipëri as nuk duan tia dinë fare se duhet ta informojnë publikun vetëm për të vërtetën. Po policia bashkiake çpunë kishte, apo po mbronte policinë e shtetit që ishte në krye të detyrës?!

Mos vallë policia bashkiake është më e specializuar se policia e shtetit për ruajtjen e rendit publik?! Kjo vetëm në Shqipëri ndodh, sa të rrosh do të mësosh. Urojm mos të përsërite herë tjetër se nuk ka çfar dëgjon njeri se u plagosën policët e bashkisë për të marrë nënëkotroll një protestë të paligjshme…

areest

Deputetet ne protesten e paligjshme 

Sipas policisë, “protesta ishte e paligjshme dhe në të morën pjesë një grup deputetësh të Partisë Demokratike, si: Edi Paloka, Flamur Noka, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Gerd Bogdani, Gent Strazimiri,  shoqëruar nga protestues të tjerë

Policia tha se ata kryen veprime të dhunshme dhe tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit të vendosur në mbështetje të Policisë Bashkiake, duke hyrë brenda rrethimit të kantierit në ndërtim të “Këndit të Lojërave për Fëmijë”.

“Pjesa tjetër e protestuesve që ishin jashtë këtij rrethimi, vazhduan me veprime të dhunshme ndaj kordonit të policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit, duke kërkuar të bashkoheshin me pjesën e protestuesve dhe deputeteve që ndodheshin brenda rrethimit”, thuhet në komunikatë.

Te lenduarat

Policia sqaron gjithashtu se nga dhuna e ushtruar nga protestuesit, u dëmtuan dhe u dërguan për mjekim ne Spitalin Ushtarak 3 punonjëse të policisë Bashkiake, të cilat aktualisht vazhdojnë të marrin trajtim mjekësore: 1. L. S. 2. S. A. 3. D. K.

Te arrestuarit dhe akuza 

Për rastin, komunikata thekson se janë arrestuar në flagrancë 13 shtetas, përkatësisht: Grigels Muçollari, Indrit Hoxha, Erjon  Dizdari,  Franci Doka, Gerald Metko, Silvio Sheme,  Jurgen Kupi, Soven Sheme, Arlind Kajo, Klejdi Kalaja, Ndriçim Babasi, Behar Hasa, si dhe Tonin Kolthi.

Personat jane arrestuar ne flagrance për veprat penale “Organizimi dhe në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

About The Author

Related posts