Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Publikohen emrat e të dyshuarve për masakrën e Brukselit

Publikohen emrat e të dyshuarve për masakrën e Brukselit

KMA NEWS / Njoftimet nga Brukseli thonë se policia ka identifikuar dy nga të dyshuarit për sulmet e së martës në aeroportin dhe metronë e Brukselit, që lanë pas vetes 34 të vrarë.

Transmetuesi belg, RTBF, tha se vëllezërit Khalid dhe Brahim el-Bakraoui, janë të dyshuar për sulmet në aeroport, bashkë me një të tretë që është në kërkim.

RTBF tha se ata ishin të njohur për policinë për veprime kriminale, por nuk kishin histori të veprimtarive terroriste. Në raport thuhet se Khalid el-Bakraoui kishte përdorur një emër të rremë për të marrë me qira një apartament në Bruksel i cili ishte bastisur javën e kaluar dhe me atë rast ishin gjetur armë dhe shenjat e gishtërinjve të Salah Abdeslam, të dyshuarit kryesor për sulmet e 13 nëntorit të vitit të kaluar në Paris. Abdeslam u arrestua të premten.

Të mërkurën herët, policia belge publikoi foton e të dyshuarit në arrati.

terroristet 1

Fotografia tregon një njeri me një kapele të zezë, dhe me syze dielli derisa shtynë në karrocë valixhesh në aeroport përkrah me dy burrat që besohet të ketë qenë sulmues vetëvrasës.

Autoritetet thanë se personi i kërkuar ishte larguar nga aeroporti.

Policia tha gjithashtu se janë gjetur një bombë, kimikate dhe një flamur i grupit Shteti Islamik, gjatë bastisjeve në një shtëpi në një lagje në Bruksel, në kërkim të të dyshuarit.

Bomba e tretë e pashpërthyer dhe të paktën një pushkë e tipit kallashnikov, janë gjetur në aeroport.

Grupi Shteti Islamik mori përsipër përgjegjësinë për masakrën e së martës.

Dy bomba shpërthyen në aeroport dhe një sulmues vetëvrasës hodhi vetën në erë një orë më pas në stacionin e metrosë Maelbeek, afër selisë së Bashkimit Evropian në qendër të Brukselit.

Më shumë se 200 veta u plagosën. Belgjika e ka ngritur nivelin e alarmit për terror në shkallën më të lartë.

Një zyrtar amerikan i tha Zërit të Amerikës se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në pretendimin e Shtetit Islamik.

Kryeministri belg Charles Michel tha se “ky është një çast i errët për vendin tonë, tani më shumë se kurrë dua t’u bëj thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë solidaritet”.

Presidenti amerikan Barack Obama, që ishte në Havana, tha se SHBA do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme për të ndihmuar aleaten e tyre Belgjikën, të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës.

Ai tha se SHBA “qëndrojnë në solidaritet me ta dhe i dënojnë këto sulme të neveritshme kundër njerëzve të pafajshëm.”

Më pas ai foli në telefon me kryeministrin belg, Charles Michel, për t’i shprehur ngushëllimet në emër të popullit amerikan. Shtëpia e Bardhë tha se ai ritheksoi “mbështetjen e palëkundur” të Shteteve të Bashkuara për Belgjikën dhe ofroi ndihmën për hetimin e sulmeve dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Të paktën nëntë amerikanë janë në mesin e të plagosurve, përfshirë edhe një pjesëtarë të forcave ajrore amerikane. Predienti Obama urdhëroi që flamujt të ulen në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat qeveritare.

Qindra qytetarë belg vunë lule dhe ndezën qirinj të martën në qendër të Brukselit.

Monumentet evropiane, përfshirë Kullën e Aifelit, Portën e Brandenburgut në Berlin, Shatërvanët Trevi  në Romë si dhe rrokaqiellin Burj Khalifa në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, u ndriçuan me ngjyrat e flamurit belg.

Pamjet e së martës, tregonin njerëzit që largohen nga aeroporti Zaventem, ndërkohë që një shpërthim i dyfishtë rreth orës 8 të mëngjesit shkatërroi dritaret e mëdha, duke e mbushur dyshemenë e aeroportit me copëra xhamash të thyer. Njerëzit dëgjohen duke qarë e duke bërë thirrje për ndihmë.

Kamerat kapën pamje të ngjashme në stacionin e metrosë në Maelbeek, prej nga njerëzit dilnin me plagë dhe djegie në trup.

Të gjitha fluturimet u ndërprenë të martën, ndërsa u mbyll edhe metroja.

Departamenti amerikan i Shtetit, u bëri thirrje për kujdes qytetarëve amerikanë gjithandej Evropës.

Autoritetet në Frankfurt, Londër, Paris dhe Holandë kanë rritur sigurinë në aeroporte.

Max Abrahms, profesor i shkencave politike , i cili është i përqendruar në çështjet që lidhen me terrorizmin, tha se duket që shpërthimet ishin pjesë e një operacioni të planifikuar para arrestimit të Abdeslamit të premten e kaluar.

“Ata ishin duke punuar dhe është e mundur që gjërat janë përshpejtuar pas kapjes”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Goditjet mbi grupet terroriste shpesh motivojnë celulat terroriste për të vepruar, tha Abrahms

About The Author

Related posts