Shtator 15, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Reagon Rama pas përgjigjes: Nuk e kuptoj përgjigjen e Bashës

Reagon Rama pas përgjigjes: Nuk e kuptoj përgjigjen e Bashës

KMA NEWS / Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas letrës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai thotë se e ka marrë letrën e tij, por nuk e kupton përgjigjen.

“Ju lutem më thoni nëse jam unë gabim apo ka diçka që nuk shkon fare në përgjigjen në fjalë! Sepse më ngjan që letërshkruesi është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, po si përfundim nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën(?!).

Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?

Sidoqoftë e përsëris, ne jemi gati.

Në ftesën tonë, kemi qenë shumë të qartë që nuk imponojmë asgjë (natyrisht as nuk mund të na imponohet kurrëgjë). Dëshirojmë një forum dialogu konstruktiv dhe konkret, me axhendë çështjesh të dakordësuar 100%. Do të ishte shumë mirë të ndodhte për arsyet që kemi thënë, por ndërkohë ndodh s’ndodh, ne vazhdojmë me përkushtim punët tona në çdo drejtim. Për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.

Njerëzit na gjykojnë të gjithëve!”- shkruan Rama.

rama

About The Author

Related posts