Qershor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Reforma në drejtësi nuk ka kthim mbrapa: Pulat e lagura votuan një nga një!

Reforma në drejtësi nuk ka kthim mbrapa: Pulat e lagura votuan një nga një!

KMA NEWS

Nga Kujtim VANI

Kujtimi bluKandidati për deputet Bajram Biba: “Mos pretendoni se del njeri i gjallë nga këtu pa më nxjerr votën time! Mirë se gruaja nuk më paska votuar edhe babaj e nëna jo, as vllezrit dhe shokët. Po unë votova për veten time, prandaj më gjeni votën time asgjë më shumë nuk po u kërkoj”!

Reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, pa më të voglin dyshim se do të miratohet, pavarsisht lojrave të flliqura politike që bëjnë disa politikanë kryesor aktual, deri në tentativat për të bllokuar edhe kuvendin dhe për të paralizuar zhvillimet politike në vend.

Sado që të përpiqen ditët janë të numruar dhe asnjë i korruptuar nuk do të ketë shpëtim pa iu futur testit hetimor të makinerisë së pakomprometueshme siç do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit.

Tashmë “pulat e lagura” të komisionit të reformës megjithse me zemër të thyrer, më në fund e miratuan atë, bile si në fshehtësi nga padronët e tyre politik, për tua lënë rradhën burrave dhe grave të kuvendit për ti vënë vulën përfundimtare me votën e tyre, por me bishtin ndër shalë.

Vota për reformën në drejtësi veç miratimit, ka dhe një rëndësi tjetër, sepse është një test paraprak për tu treguar qytetarëve se kush janë një pjesë e zyrtarëve të lartë që do të ndëshkohen nga kjo reformë, pasi ata do të tentojnë me çdo mënyrë për ta penguar atë dhe dalin në dukje vetë edhe pa u hetuar ende.

Kuvendarët tanë “të nderuar, të pa korruptuar, të shkolluar, intelegjentë, burra kuvendi”, të cilët nuk po i zenë vendi, duhet ta dinë mirë se këtë herë ndërkombëtarët nuk janë thjeshtë vetëm për të ofruar asistencë teknike dhe për të vëzhguar, por janë pjesë e fuqishme dhe vendimtare e reformës, dhe kjo nuk ka se si ti bëjë kaq naiv sa që të mos e besojnë se reformës do ti shkohet deri në fund.

Siç e keni vënë re edhe vetë sa herë vijnë ndërkombëtarët të gjitha palët bien dakort për marveshje dhe bashkëpunim për të realizuar reformat sipas detyrave. Por çuditërisht, menjëherë pas largimit të tyre, bile pa arritur ende në Rinas ndryshojnë qëndrimet e të gjitha palëve.

Dhe me të drejtë çdo kush nga qytetarët shtron pyetjen; Po mirë, kur do të vi ajo ditë që edhe Shqipëria të ketë një zot shtëpie? Kaq të paaftë qenkemi ne populli shqiptarë që nuk jemi të zotët të zgjedhim njeriun e duhur të na drejtoj? Kjo është një pyetje sa e zakonshme, po aq dhe e çuditëshme.

Por një gjë duket se është e vërtetë; Shqipëria me shqiptarë si kta që kemi zgjedhur apo janë vetzgjedhur gjatë këtyre 25 viteve nuk bëhet dhe pikë.

Shqipëria nuk është e militantëve të partive dhe çiflig i krerëve të tyre ku të gjithë së bashku bëjnë rreth 40% të popullësisë, por është e atij 60% tjetër të popullit që ka frikë të votoj, se nuk di për kët të votoj me kto ligje që na solli dyshja e famëshme Berisha – Rama, pasi futën dorë në kushtetutën e Shqipërisë, sikur të ishte e Ramë Berishës dhe e Kristaq Ramës dhe jo e popullit shqiptar që është e vetmia gjë që ka votuar vetë.

Siç e përmenda më lartë mbi 60% e qytetarëve nuk kanë votuar asnjë herë ashtu siç kanë dalë rezultatet. Disa thonë që na e kanë vjedhur votën, disa thonë nuk votuam se nuk kishim besim, të tjerë thonë për kët të votonim e kështu me radhë.

“Mrojtja e votës ka qenë e sigurtë”, p.sh. në zgjedhjet e 96, një kandidat në Burrel, z. Bajram Biba u mbylli derën komisionerve pasi nxorrën rezultatin dhe ju tha; Mos pretendoni se del njeri i gjallë nga këtu pa më nxjerr votën time! Mirë se gruaja nuk më paska votuar edhe babaj e nëna jo, as vllezrit dhe shokët. Po unë votova për veten time, prandaj më gjeni votën time asgjë më shumë nuk po u kërkoj!

Kto ishin zgjedhjet në Shqipëri deri më sot. Po tani gjërat kanë ndryshuar dhe më shumë politikanët tanë e kanë mendjen të mashtrojnë ndërkombëtarët se popullit tashmë ja kanë pi lëngun.

Menjëherë sapo Tiranën e vizitoj Komisioneri Europian Hahn, politika ndryshoj si me buton. Kryeministri fton kreun e opozitës për tryezë dhe për takim, helbete i takon se është i pari i vendit praktikisht pavarësisht se mban numrin tre, se ne në Shqipëri kështu bëjmë ndrysh themi dhe ndrysh veprojmë.

Ndrysh e kemi ligjin dhe ndrysh e zbatojmë, i barabartë është ligji për të gjithë, por jo për politikanët. Njëri gjuan me kobure në qendër të policisë, tjetri si Isa Boletini me allti në brez në mes të protestuesëve, e kështu me radhë. Por ajo që desha të them është se reforma në drejtësi dhe Byroja Hetimore, Prokuroria dhe Gjykata speciale, do të sjellin atë që të gjithë do të jemi të barabartë përpara ligjit, se ligji do të veproj dhe zbatohet për të gjithë njëlloj pa dallim dhe kjo është edhe ajo që i tremb shumë politikanët dhe zyrtarët tanë të stërlodhur.

Komisioneri Hahn, ua bëri të qartë gjatë takimit në Tiranë se nuk duhet të hezitojnë dhe të vonojnë. Edhe nga Durrësi ua kujtoj sërisht detyrën dhe afatin e përfundimit.  Nga Durrësi ai theksoj se Reforma në Drejtësi duhet të miratohet para pushimeve të verës. “Isha shumë i qartë dje. Bëmë një inventar të realizimit të 5 prioriteteve dhe drejtësia është në zemër të përparësive.

Është element kyç dhe na duhet një vendim përpara pushimit të verës. Të respektohen mendimet e Komisionit të Venecias, të respektohet marrëveshja në parim që është arritur dhe të miratohet reforma në drejtësi. Miratimi është hapi i parë, ndërsa i dyti është zbatimi i saj.

Duhet zbatimi i mirë që të mund të shohim në tetor rezultatet, që shpresojmë të jenë në drejtimin e duhur. Nëse është kështu, jam optimist”, u shpreh komisioneri. Po politikanët tanë a janë optimistë?! Ata janë pesimistë për të ardhmen e tyre, se padyshim do ti ndëshkoj e kaluara e errët.

Lexova sot në disa media se Rama po ofron Fatos Nanon, për të shantazhuar Berishën apo Metën. Asnjëra nuk qëndron, mos u friksoni. Nano është një politikanë i kompletuar që njihet ndryshe nga kto të sotmit në arenën ndërkombëtare dhe ai vjen në këtë situat si një shembull, për të bërë me die zyrtarët e lart të korruptuar se kur ai u dënua për konservat e prishura të Kari-tasit, të cilat asnuk i kishte pa me sy.

Ju pa dyshim se do ti paguani të gjitha çfar keni bërë dhe çfarë keni grabitur e vjedhur nga djersa e popullit shqiptarë. Nano, vjen si një sinjalizim për tu thënë politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar se mos u lodhni kot, se nuk i shpëtoni burgut. Kaq është lëvizja e Nanos.

Kush është i pastër mos të ketë as më të voglën frikë. Po ama ata që po u dridhet toka nënë këmbë, besoj se jo kotë u dridhet, po e dinë se çkanë bërë dhe çfar i pretë. Fundi i marrëzisë po shkon drejtë përfundimit dhe Shqipëria së shpejti drejtë lulëzimit.

About The Author

Related posts