Korrik 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rikonstruksioni i gjimnazit “Qemal Stafa”, video që nxjerr zbuluar Erion Veliajn

KMA NEWS / Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në gjimnazin “Qemal Stafa”, për të përuruar ambientet e reja të shkollës së rikonstruktuar dhe siç Bashkia e Tiranës njofton, ky është “një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga nënkryetari i Bashkisë në kohën e Bashës, Enno Bozdo.

Ky i fundit thotë se investimi prej 152 milionë lekësh te gjimnazi “Qemal Stafa” është inicuar, projektuar dhe nisi zbatimin në kohën e Bashës.

Sipas Bozdos “Veliaj që s’ka c’të tregojëë, se s’ka nisur asnjë punë dhe me sa duket s’ka asnjë projekt, vazhdon të mburret me punët e Bashës. E vetmja “punë” që ka nisur, atë tek Parku i Liqenit, po kundërshtohet fort nga qytetarët”.

Në videon më poshtë është një kronikë e 22 shkurtit 2015, kur ish-kryebashkiaku Basha inspektonte punimet në gjimnazin “Qemal Stafa”, investim të cilin kryebashkiaku i tanishëm Erion Veliaj e quan “një premtim të mbajtur të tij”.

About The Author

Related posts