Tetor 20, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shpërthen ambasadori Lu: Byroja e paprekshme, do të arrestojë “Al Caponet” shqiptarë

KMA NEWS / Ashtu siç kishte lajmruar javë më parë KMA News, në shkrimin Kush e pengon reformën në Drejtësi, se zyrtarët më të lart të pushtetit dhe të politikës shqiptare do të ndëshkohen rëndë dhe do të përfundojnë së shpejti pas dyerve të hekurit, më në fund një gjë të tillë e ka deklaruar hapur edhe Ambasadori amerikan në Tiranë Doland Lu.

Pas kaq shumë muajsh negociata për reformën në drejtësi, të ngarkuara edhe me tensione, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka ‘thirrur në ndihmë’ Hollivudin, për t’i dhënë mesazh të paprekshmeve të korrupsionit në Shqipëri, ku të rrezikuarit kryesor janë Meta dhe Berisha dhe jo më larg edhe Rama me kryeprokurorin etj etj.

Lu: Kur isha në universitet Hollywood nxorri filmin e titulluar “The untouchables” ose në gjuhën shqipe “Të paprekshmit”. Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert De Niro luante rolin e gangsterit Al Capone.

al_capone_2

Historia zhvillohej mbi njësinë elitare hetimore të quajtur “Të paprekshmit”. Ata nuk ishin quajtur të tillë për shkak se qenë mbi ligjin por sepse ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit.

Dhe nga një prej filmave më të arrirë të Hollivudit, kryediplomati amerikan u hodh tek aktorët e politikës shqiptare, për të cilët ishte i drejtpërdrejt kur tha se po përdorin Byronë e Hetimit për qëllime politike.

Lu: Udhëheqësit politikë po përpiqen ta përdorin debatin për BKH-në për arsye politike. Të gjithë ata bien dakort se korrupsioni dhe ndikimet politike pengojnë bërjen e drejtësisë në Shqipëri.

Dhe pikërisht, për t’i shuar politikës, çdo alibi mbi interpretimet e ndryshme që i janë bërë deri më tani rekomandimeve të Venecias, në lidhje me varësinë e njësisë antikorrupsion, ambasadori Lu, prezantoi modelin për të cilin SHBA janë të gatshme të shpenzojnë miliona dollarë.

Dhe siç e nisi me personazhin e filmit të paprekshmit Al Capone, preferoi edhe ta mbylle me të.

Lu: Njëri prej policëve elitarë i luajtuar nga aktori i famshëm Sean Connery e pyet prokurorin që është Kreu i “Të Paprekshmëve”: Ju më thatë se doni të kapni Capone-n, a doni ta kapni atë me të vërtetë?

A e kuptoni se ajo që po them është, çfarë jeni të përgatitur të bëni?” dhe prokurori i përgjigjet: “Gjithçka brenda ligjit”.
Por sa do të reflektojë politika pas këtij mesazhi të drejtpërdrejt të ambasadorit amerikan? A është e gatshme ajo ti hapë udhë prangosjes së zyrtarëve të korruptuar?

Deklarata e plotë e ambasadorit:

Partneriteti për qeverisjen e hapur ka lidhje me bërjen e qeverisjes më përgjegjëse dhe më transparente përmes hedhjes dritë mbi korrupsionin, mashtrimin dhe paaftësinë. Kur ju në këtë sallë e dini se këto përpjekje të rëndësishme do të ishin boshe pa policë hetimorë të pavarur që nuk kanë frikë të ndjekin çunat e këqinj.

Kur isha në universitet Hollywood nxorri filmin e titulluar “The untouchables” ose në gjuhën shqipe “Të paprekshmit”. Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert De Niro luante rolin e gangsterit Al Capone. Historia zhvillohej mbi njësinë elitare hetimore të quajtur “Të paprekshmit”. Ata nuk ishin quajtur të tillë për shkak se qenë mbi ligjin por sepse ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit.

Në një kohë kur Chicago ishte i mirënjohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias të ngulitur thellë kjo njësi e pakorruptueshme e pavarur qe në gjendje të arrestonte Al Capone-n e famshme. Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri. Një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë.

Ka një propozim që kjo do të jetë pjesë e funksioneve të byrosë kombëtare të hetimit ose BKH-së, e bërë sipas modelit të FBI-së amerikane. Po pse duhet të besojnë shqiptarët e zakonshëm se këta policë të posaçëm do të jenë përtej ndikimeve dhe korrupsionit? Për shkak se SHBA do të investojnë që ajo të jetë e tillë.

Ne kemi vënë mënjëanë miliona dollarë për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve, trajnimi i tyre do të zhvillohet në akademinë e FBI-së.

Një agjent i FBI-së do të caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate dhe të gjithë policët e BKH-së do të kalojnë përmes testeve të dallimit të gënjeshtrave, njohur ndryshe si testi i poligrafit. Llogaritë e tyre bankare do të mbikqyren për tu siguruar që ata nuk po marrin rryshfet ose që nuk po punojnë për krimin e organizuar.

Në shënimin 13 në fund të faqes të opinionit përfundimtar Komisioni i Venecias mirëpret funksionet antikorrupsion të BKH-së që do të vendoset nga një prokuror i posaçëm të pavarur nga të dy, si nga Prokurori i Përgjithshëm ashtu dhe nga Policia e Shtetit Shqiptar.

Hetuesit e BKH-së do të përbëhen nga policë të gjyqësuar. Drejtori i saj për anti korrupsionin do të jetë një oficer i policisë gjyqësore i cili do t’i raportojë një prokurori të posaçëm të pavarur. Ky prokuror do të japë llogari përpara popullit shqiptar .

Udhëheqësit politikë po përpiqen ta përdorin debatin për BKH-në për arsye politike. Të gjithë ata bien dakort se korrupsioni dhe ndikimet politike pengojnë bërjen e drejtësisë në Shqipëri. U kërkoj atyre në të djathtë dhe në të majtë që të bien dakort se BKH është një institucion jetik për anti-korrupsionin në Shqipëri.

U kërkoj atyre të bien dakort për modelin anti-korrupsion që diskutova sot, një institucion të mbështetur nga FBI amerikane: i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar. U kërkoj atyre që të dallojnë se ky institucion duhet të krijohet në të njëjtën kohë me reformën në drejtësi. Në fund të fundit reforma në drejtësi do të krijojë zyrën e prokurorit të posaçëm së paku që do të drejtojnë përpjekjet anti-korrupsion të BKH-së.

Më lejoni ta përfundoj me një citim nga filmi “Të paprekshmit”. Njëri prej policëve elitarë i luajtuar nga aktori i famshëm Sean Connery e pyet prokurorin që është Kreu i “Të Paprekshmëve”: Ju më thatë se doni të kapni Capone-n, a doni ta kapni atë me të vërtetë? A e kuptoni se ajo që po them është, çfarë jeni të përgatitur të bëni?” dhe prokurori i përgjigjet: “Gjithçka brenda ligjit”.

Në këtë situatë SHBA-të kanë vendosur të mos bëjnë vetëm vëzhguesin e asaj çka ndodh në Shqipëri. Përveç sfidës së hapur që diplomati i bëri dje gjithë klasës politike dhe vetë Al Kaponeve, ambasadori la të kuptohet se SHBA-të do të zbresin vetë në terren. Ai tha se njerëzit që do të hetojnë korrupsionin kanë mbështetjen, financimin dhe monitorimin e Shteteve të Bashkuara

Deklaratë e fortë e Donald Lu, por që mirëpritet nga populli. Politika është frikësuar që dje pas deklaratës së ambasadorit Lu. Gjyqtarët dhe prokurorët po nxitojnë të mos dalin më me makina të shtrenjta si dikur më tangërllëk, bile po i shesin. Politikanët po nxitojnë të pastrojnë llogaritë dhe të ikin nga grupimet e mafias.

Por harrojnë se gjurmët mbeten, nuk ikin. Janë të gjitha në një kompjuter në ambasadën amerikane në Tiranë e në FBI. Pritet vetëm të fillojnë “FBI-të shqiptare” në arrestime e ndëshkime.

Tashmë Donald Lu filloi sulmin për arrestime!

 

About The Author

Related posts