Gusht 24, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Taulant Balla gënjen mediat. Parlajmërohet përjashtimi i Blushit nga PS

Taulant Balla gënjen mediat. Parlajmërohet përjashtimi i Blushit nga PS

KMA NEWS / Pas Blushit i cili pohoi se e kishte akuzuar Edi Ramën për kriminalizimin e PS-së, ka folur për mediat edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Së pari ai gënjeu duke thënë, se me dyer të mbyllura Blushi tha se në PS nuk ka të kriminalizuar. Edhe njëherë, kësaj radhe para gazetareve ai u mundua të bëjë atë që tha edhe në Elbasan: se Blushi ndryshe flet para kamerave dhe ndryshe me kolegët dhe ministrat.

Por kësaj here në mbledhje kishte dëshmitarë që pohojnë se Blushi nuk ka nguruar tia përplasë në fytyrë Ramës, madje të flasë edhe me emra.

Ai tha se Blushi në Elbasan ka fyer të pranishmit në sallë, ndërsa parlajmëroi edhe përjashtim të tij nga partia. I pyetur se cili do të jetë fati i Blushit në PS, Balla tha se “secili fatin e vet politik e ka në dorën e vet”.

Në prononcimin  e tij për mediat, Balla nuk u distancua nga incidenti dhe dhuna e Elbasanit, por tha se qëndrimi i Blushit vjen si pasojë e dëshirës për të bërë karrierë në politikë. Më tej Balla foli për një sintoni mes Blushit dhe opozitës.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte pasur fyerje në mbledhjen e grupit, Balla dha këtë përgjigje.

“E thashë që një deptuet i caktuar që sapo merr fjalën e fillon edhe me fyerje sigurisht që është përgjegjësi e secilit prej nesh, konkluzioni ishte i qartë, unë nuk e mora fjalën se është pjesë e një analize pune të përditshme të Asamblesë së PS në Elbasan”, tha Balla.

About The Author

Related posts