Korrik 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Taulant Dedja, kujton pritjen që iu bë Ramës në 2003 në Elbasan dhe porosinë e Nanos

Taulant Dedja, kujton pritjen që iu bë Ramës në 2003 në Elbasan dhe porosinë e Nanos

KMA NEWS / Ish-deputeti i PS-së në Elbasan, Taulant Dedja, sjell në vëmendje një ngjarje të vitit 2003, atëhere kur Rama aspironte të bëhej kryetar i Partisë Socialiste.

Duke marrë shkas nga incidenti i djeshëm me Ben Blushin në Elbasan, Dedja kujton momentin kur Edi Rama hyri në sallën e Teatrit Skampa dhe ku askush nuk i foli e as fërshëlleu.

“… Kur erdhi Rama në atë kohë në Elbasan, konferenca zhvillohej në Teatrin Skampa. Ai hyri në holl dhe nuk iu afrua askush si të ishte një leproz. Isha unë i vetmi që ju afrova dhe e ula të pinim kafe bashkë me mikun tim socialist nga Elbasani, Sotir Nikolla. Për mua ai ishte para së gjithash ish-shoku im i shkollës dhe jo kryetari i bashkisë së Tiranës dhe aspiranti për kryetar i PS-së. Dhe kujtoj që atë ditë askush nuk e fishkëlleu, askush nuk e kundërshtoi kur foli. Nga podiumi i asaj konference personalisht kam deklaruar që PS ka nevojë për të gjithë … Nanon, Mejdanin, Metën, Majkon, Ramën… Më pas në Kongres, vetë Nano na porositi që ta ndihmonim Edin të mblidhte firmat e domosdoshme për të kandiduar edhe ai për kryetar. Dhe kjo ishte për të ruajtur dhe dinjitetin e tij si kryebashkiaku i kryeqytetit. I kujtova këto fakte vetëm për të nënvizuar filozofinë që dominonte në atë kohë brenda PS-së, falë tolerancës dhe liberalizmit të Nanos, i cili ishte për gjithëpërfshirje…”, – shkruan në Facebook ish-deputeti socialist që tani jeton jashtë vendit. Taulant Dedja ishte një prej deputetëve që votuan Bamir Topin për president në vitin 2007 dhe për këtë u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së.

About The Author

Related posts