Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Turqia bombardon PPK-në pas sulmit në Ankara

Turqia bombardon PPK-në pas sulmit në Ankara

KMA NEWS / Ushtria turke tha se avionët e saj kryen 18 sulme ajrore të hënën duke vënë në shënjestër militantët kurdë në veriun e Irakut.

Sulmet kundër Partisë Punëtore Kurde, u kryen një ditë pas sulmit që ndodhi me një makinë bombë në Ankara që la pas vetes 37 të vdekur.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa zyrtarët turq thanë se presin të shpallin rezultatet e hetimeve mbi shpërthimin të hënën.

Forcat turke janë vënë në ofensivë kundër Partisë Punëtore Kurde që nga muaji korrik, kur presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha se lufta do të vazhdojë derisa të mundët çdo militant.

Shpërthimi i së dielës ndodhi afër sheshit Kizilay, një zonë tregtare dhe nyjë e transportit afër ambasadave të huaja dhe godinave qeveritare.

Ministri i shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu, tha se sulmi ishte drejtuar kundër civilëve në një autobus pasagjerësh dhe me këtë rast më shumë se 120 janë plagosur.

Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin dhe ritheksuan “partneritetin e fuqishëm me Turqinë, aleatin në NATO, në luftën kundër kërcënimit të përbashkët nga terrorizmi”.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, thirri një mbledhje të këshilit të sigurisë pas sulmit.

Presidenti Erdogan, tha se Turqia do të mbrojë veten nga sulmet e ardhshme dhe është e vendosur të luftojë terrorizmin.

Ankaraja është goditur nga disa sulme në muajt e fundit, përfshirë edhe sulmin e një makinë bombë në muajin shkurt, që la pas vetes 29 të vrarë. Qeveria fajësoi për atë sulm një sirian të lidhur me grupet e milicive kurde.

Ankaraja është duke luftuar Partinë Punëtore Kurde të shpallur të jashtëligjshme, e cila për 30 vjet me radhë është duke udhëhequr një lufte guerile në përpjekje për të siguruar më shumë autonomi për kurdët në juglindje të Turqisë.

Turqia është vënë edhe në shënjestër të grupi Shteti Islamik, i cili u fajësua për një sulm vetëvrasës në muajin tetor gjatë një tubimi paqësor në Ankara, ku u vranë më shumë se 100 persona – që ishte sulmi më i përgjakshëm që kur Turqia u shndërrua në shtet modern në vitin 1923.

About The Author

Related posts