Gusht 15, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Vdes legjenda e futbollit Johan Cruyff. Humbet betejën me kancerin në moshën 68 –vjeçare

KMA NEWS / Johan Cruyff e humbi betejën me kancerin. Holandezi, i konsideruar si një nga lojëtarët më të mirë të të gjitha kohërave, ndërroi jetë në moshën 68 – vjeçare. Legjenda e futbollit, eksponenti i “Futbollit Total”, shkëlqeu me Ajaksin dhe Barcelonën, me të cilët fitoi 9 kampionate. Ai ishte tre herë fitues i Topit të Artë. Është konsideruar edhe një menaxher i shkëlqyer, duke fituar 9 kampionate në drejtimin e stolit të Barcelonës. Në një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare të internetit, thuhet: Më 24 mars 2016 Johan Cruyff vdiq në paqe në Barcelonë, i rrethuar nga familjarët e tij, pas një beteje të fortë me kancerin. Me hidhërim të madh ju lutemi të respektoni privatësinë e familjes në këtë hidhërim”

Gjatë ndeshjes së kampionatit holandez Feyenoord – Sparta, në minutën e 14-të ajo u ndërpre nga duartrokitjet. Tifozët u ngritën në këmbë për të nderuar kujtimin e Johan Cruyff që në fanelën e kombëtares mbante numrin 14. Ai është duartrokitur edhe nga tifozët e Feynoord që e kanë pasur kundërshtar me Ajaksin e famshëm.

Shiko videon

About The Author

Related posts