Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Votuesit gjerman dënojnë kancelaren Merkel për politikat ndaj emigrantëve

Votuesit gjerman dënojnë kancelaren Merkel për politikat ndaj emigrantëve

KMA NEWS / Partitë nacionaliste kundër emigrantëve, fituan vende në zgjedhjet vendore në Gjermani, një rezultat që shihet si kundërvënie ndaj politikave liberale ndaj migruesve të kancelares Angela Merkel.

Sipas rezultateve të para, partia tre vjeçare Alternativa për Gjermaninë, fitoi vende në shtete e Baden-Wuerttemberg dhe Rhineland-Palatinate, në zonën e përparuar në jugperëndim të Gjermanisë dhe në Saxony-Anhalt, një zonë e prapambetur ekonomikisht në lindje të vendit.

Zgjedhjet ishin sprova e parë e madhe politike që kur Gjermania regjistroi 1.1 milion strehim kërkues vitin e kaluar.

Partia Alternativa për Gjermaninë fitoi 15 për qind të votave në Baden-Wuerttemberg dhe pothuajse 13 për qind në Rhineland-Palatinate. Sipas të dhënave të përmbledhura nga televizionet ARD dhe ZDF, kjo parti doli e dyta në Saxony-Anhalt me 24 për qind të votave.

“Ka vetëm një shteg dhe ai është shtegu i Merkelit dhe njerëzit duan një alternativë, ata duan një opozitë të vërtetë dhe në duam të marrim përsipër këtë detyrë”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters, Andrea Poggenburg, udhëheqësi i Alternativës për Gjermaninë në Saxony-Anhalt në ish Gjermaninë lindore.

About The Author

Related posts