Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrestimet në Shkup, këmbanë për drejtësinë në Tiranë!

Arrestimet në Shkup, këmbanë për drejtësinë në Tiranë!

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

Një lajm që pritej prej kohësh duke marrë parasysh ngjarjet që ndodhën në maqedoni disa javë më parë. Ajo që më tërhoqi vëmëndjen dhe syrin është emri i të akuzuarit të parë për çështjen e bujshme të përgjimeve. Rastësi emri i të akuzuarit është i ngjashëm me të ishkryeministrit maqedonas N. Gruevski i cili ‘u detyrua’ paqësisht nën presionin e ndërkombëtarëve për dorëheqjen e tij.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për shkak të disa detajeve gazetareske, por që lozin rol shumë të rëndësishëm për të definuar trendin e ngjarjeve në vijim në vendin fqinj, dhe jo vetëm në maqedoni, por edhe më gjerë në rajon. Akuza të tilla bëjnë të qartë mesazhin në publik se nuk ka të pakapshëm për drejtësinë këtej e tutje. Prokurorja shqiptare është një tjetër detaj i rëndësishëm, duke i dhënë një goditje të fuqishme faktorit sllavo maqedonas me përcjelljen e mesazhit se shqiptarët do të jenë faktor i rëndësishëm në vendin fqinj, nuk do të jenë në hije, por do të marrin halinarët e shtetit këtej e tutje siç meriton një popullsi që është shumicë në trojet e shtetit që jeton.

Gjithashtu, është një mesazh për Saliun e vendit fqinj dhe për aleatët e tij të krimit të organizuar politik. Këmbanat po bien në fshatin ngjitur, Sali, ki kujdes se po të afrohen, olele byça. Tani po flas pak seriozisht, aq sa mundem një si unë që jam viktimë e humorit gjithpërfshirës. Në imagjinatën time të pakufijshme ky lajm është njësoj sikur flet për vendin tonë. Gjithçka në lajm përshkruan situatën aktuale të shkaktuar nga pd dhe lsi në këto vite në prapaskenë, në përpjekje për të shpëtuar nga ligji e drejtësia. Të gjithë drejtuesat e pd dhe lsi -së nën urdhrat e saliut dhe likes kanë shkatërruar gjithçka në lidhje me pronën publike në vend.

Në këto dy vitet e fundit duke qenë nën presionin ndërkombëtar të vendosur përballë një realiteti të hidhur e të padëshiruar në të ardhmen e tyre afatshkurtër. Koha që fitonin me bllokimet, bojkotin e taktika të tjera ishte një përpjekje për të zhdukur materiale e dokumente në sektorë të ndryshëm të administratës në mënyrë që të shpëtonin nga çekiçi i ligjit të së drejtës pas reformës në drejtësi. Gjithçka e kishin kalkuluar mirë, por harrojnë se i bënë llogaritë pa pyetur hanxhinë, që në rastin konkret është dëshira e popullit për ligj e drejtësi nën vëzhgimin dhe monitorimin e rreptë nga ndërkombëtarët dhe kryesisht nga amerikanët.

Saliu me liken janë munduar të vjedhin, të shkatërrojnë, të kopjojnë e të fshijnë nga memorja informacione nga aktiviteti I tyre kriminal, por harrojnë se gjithçka që kanë kryer ka qënë e dokumentuar dhe e shënuar nga të gjithë trupat dipllomatik(agjenturat e huaja) në Tiranë. Sa budallenj mund të jenë që të mendojnë se pas gjithë kësaj lufte, betejash të vazhdueshme në prapaskenën dy vjeçare do kalonin pa lënë gjurmë në realitetin vendas.
Pavarësisht të gjitha dyshimeve që ka publiku, kjo këmbanë së shpejti do të bjerë edhe te ne. Nuk është shpresë, iluzion ose një fjalë pozitive e thënë sa për të larë gojën, përkundrazi është realiteti i prapaskenës që po jua mbajnë larg syve dhe vëmendjes suaj.
Çfarë do që të bëjnë elita, klasa politike dhe sistemi i drejtësisë nuk do mund të ndryshojnë drejtimin që ka marrë vendi ynë drejt një epoke të re për vendin, kombin dhe popullin tonë.

About The Author

Related posts