Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrestohet i forti i Tiranës Emiljano Shullazi

Arrestohet i forti i Tiranës Emiljano Shullazi

KMA NEWS / Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, bëhet e ditur se sot është ndaluar nga forcat e policisë Emiljano Shullazi, i cili po merret në pyetje në Drejtorinë e Policisë të Tiranës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Tiranës i cili nuk ka dhënë detaje për arsyet e ndalimit.

Shullazi u ndalua në rrugën e Kavajës në Tiranë në afërsi të banesës së tij.

Ai u akuzua më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha se ka kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni se do t’i rrëmbejë djalin nëse nuk tërhiqet nga gara.

Nuk dihet nëse Shullazi do të lirohet apo do të merret ndonjë masë ndaj tij pas marrjes në pyetje.

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për policinë e Tiranës.

Ai është ndaluar, arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Ndaj tij ka pasur edhe disa atentate për ta eliminuar. Sot para Drejtorisë së Policisë në Kryeqytet, janë mbledhur me dhjetra miq e shokë të Shullazit.

Shoqërimi në polici i Emiljano Shullazit ka bërë që miqtë e tij më të ngushtë të shkojnë menjëherë pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Të paktën 30 persona janë parë në grupe të vogla përpara policisë të njohur si miq të tij.

Ata qëndrojnë edhe në baret përballë drejtorisë së policisë.

Në oborr janë parë edhe forca të shtuara të patrullave “Shqiponja”.

Shullazi po pyetet për akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha se ai ka kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së Mynyr Koni se do t’i rrëmbente djalin nëse nuk tërhiqet nga gara.

Reagimi i kandidatit Mynyr Koni:

koniKandidati për Rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka reaguar përmes një deklarate për shtyp.

Ai shprehet se vazhdon të jetë në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.

Më herët, ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Koni është kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

DEKLARATË PËR SHTYP

Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.

I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike.

Kandidati për rektor i UT-së

Prof. Dr. Mynyr Koni

About The Author

Related posts