Gusht 14, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Berisha në listën e “Panama Papers”?: Flet ish kreu i SHISH Fatos Klosi

Berisha në listën e “Panama Papers”?: Flet ish kreu i SHISH Fatos Klosi

KMA NEWS / Fato Klosi, ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, paralajmëron se do të ketë surpriza në lidhje me skandalin e Panama Papers dhe përfshirjen e shqiptarëve në të, duke nënkuptuar se do të dalë edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deri më tani, në dosjen  e skandalit “Panama Papers” është zbuluar emri i  biznesmenit shqiptar, Ismail Mulleti, me lidhje të forta me kupolën e Partisë Demokratike.

“Emri i parë i zbuluar kompromenton Sali Berishën. Shqipëria është një vend i vogël, por ajo që është e qartë deri tani është një lidhje direkt me kontrabandën e naftës me Malin e Zi dhe me koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve. Të gjitha gjasat dhe indiciet të çojnë te Sali Berisha, pasi skandalet në fjalë lidhen me të. Besoj se në ditët në vazhdim do të dalin gjëra interesante, do të ketë surpriza”, thotë Klosi.

Berisha ka pranuar kryerjen e kontrabandës së naftës, ndërsa Klosi thotë se në atë periudhë të gjitha rrugët e Shqipërisë vinin era naftë.

About The Author

Related posts