Dhjetor 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Bill Clinton: Me Hillary-n Presidente, Shqipëria do të ketë një mike të madhe në Shtëpinë e Bardhë

Bill Clinton: Me Hillary-n Presidente, Shqipëria do të ketë një mike të madhe në Shtëpinë e Bardhë

KMA NEWS / Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, bëri fushatë për gruan e tij, kandidaten demokrate për presidente, Hillari Klinton, në Sallën Smith të Kolegjit të Malit Shën Vincenti -“College of Mount Saint Vincent” në zonën Riverdale të Bronx, New York.

Thirrjes së shqiptarëve të Amerikës, nga Kongresisti Eliot Engel dhe asamblesiti Mark Gjonaj, për të mbështetë kandidaturën e Hillary Clinton për Presidente, në një takim elektoral në Bronx, Neë York, iu përgjigjen rreth 1000 mijë vetë, shumica e tyre, me të drejtë ishin shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria, dhe, të gjitha viset shqiptare.

Takimi elektoral i fushatës, për zgjedhjet presideniciale, për zgjedhjet paraprake në partinë Demokrate, në Bronx New York, kishte si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton,. Këtë tubim e përshëndetën në fillim, të tij, edhe miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz, dhe asamblesisti i shtetit, të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj.

Në këtë tubim elektoral, ishin të pranishme edhe shumë figura të njohura të komunitetit shqiptarët, vprimtar të dalluar të komunitetit shqiptarë në SHBA.

Para prezantimit të ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton, në Kolegjin e Malit St Vincent në Bronx, kongresmeni i Ëestchester Countyt, Elliot Engel, u tha mbështetësve, të përbërë kryesisht nga shqiptarët e Amerikës, që Hillary Clinton, ka për të shërbyer New York -ut, më mirë dhe do të bëjë punën si një presidente e madhe e SHBA”. Engel, tha se :”Unë mbështes Hillary Clinton-in. E mbështes me shumë entuziazëm. E njoh zonjën Clinton, shumë mirë. Ajo, ka qenë gjatë këtyre viteve senatorja jonë e New York-ut, dhe ka bërë një punë të mrekullueshme.

Unë jam i bindur se punën e mrekullueshme, që ka bërë për shtetin e New York-ut, ajo do të dijë ta bëjë për gjithë Amerikën. Prandaj, tha ai edhe po e mbështes atë. Zgjedhja e saj si presidente do të jetë një moment historik, për Shtetet e Bashkuara.”

Me Hillary Clinton-in, si presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë mikeshën më të madhe të tyre, tha Engel.

“Hillary Clinton, u shpreh më pas kongresisti Engel, i njeh personalisht shumë individë, veprimtarë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ajo i njeh më së miri që të gjitha çështjet e politikës së jashtme, që kanë të bëjnë me shqiptarët. Unë jam dëshmitar për këtë, sepse kam diskutuar personalisht me të, shpesh lidhur me shqiptarët. Hillary Clinton, gjithmon ka biseduar për tema që u interesojnë shqiptarëve edhe me një numër veprimtarësh të këtij komuniteti”.

Më tej ai kujtoi shqiptarëve se të mos harrojmë se ishte presidenti Bill Clinton ishte ai që i shpëtoi shqiptarët nga masakrat e regjimit diktatorial serb të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999, duke udhëhequr fushatën bombarduese të NATO-s. Hillary Clinton, tha ai ishte përkrah tij, kur merrte ai ato vendime të rëndësishme dhe është shumë e ndërgjegjshme për arsyet dhe rëndësinë e atyre bombardimeve, raporton Botasot.

“Hillary më ka thënë personalisht, tregojë Engel, se ka ndërmend të vazhdojë veprën e bashkëshortit për Kosovën, kur të bëhet presidente e Amerikës. Ajo, është mbështetëse e vendosur e pavarësisë së Kosovës, e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, e në Malin e Zi. Hillary, është nxitëse e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Në fund të fjalës së tij duke u bërë thirrje shqiptarëve të votojnë të martën për Hillary Clinton, në Neë York, miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, argumentojë se përse: ”Prandaj, unë nuk mund të imagjinoj një mik më të mirë për komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë se sa Hillary Clinton-in, tha Engel, duke shtuar se kuptohet, unë e mbështes kandidaturën e saj jo vetëm për këtë po edhe se ajo do të jetë Presidentja më e mirë për të gjithë amerikanët, por në veçanti edhe për shqiptaro-amerikanët”.

About The Author

Related posts