Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Blushi në Berat: Shqipëria një vend i korruptuar dhe i dëshpëruar

Blushi në Berat: Shqipëria një vend i korruptuar dhe i dëshpëruar

KMA NEWS / Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi nis fushatën e tij në bazë mbi platformën e publikuar pak ditë më parë të quajtur “Shqipëria mbi Partinë”.

Këtë fushatë ai e ka nisur nga Berati ku shqërohej nga deputetja Mimoza Hafizi, ish-deputeti Marko Bello dhe socialistë të tjerë.

Blushi ka theksuar se do të vijojë të kërkojë atë që iu mohua me votë, duke iu referuar mosmbajtjes së zgjedhjeve për kryetar në Partinë Socialiste.

“Sot na mbledh në Berat dëshpërimi nga 25 vite pluralizëm. Jemi në Berat se sot ka më shumë korrupsion dhe papunësi. Shqipëria është sot një nga vendet më të korruptuara. PS erdhi në pushtet me premtimet për më shumë punë. 100 mijë shqiptarë kanë ikur jashtë”, tha Blushi.

About The Author

Related posts