Gusht 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Çfarë tha Obama në takimin me Ramën

Çfarë tha Obama në takimin me Ramën

KMA NEWS / Kryeministri Edi Rama u prit sot, në Shtëpinë e Bardhë, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Zëvendëspresidenti Joe Biden. Në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga kruyeministria thuhet se takimi kaloi në një atmosferë miqësore dhe se u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesin e reformave dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në rajon.

“Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t’ju falenderoj për çfarë ju keni bërë. Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht,” – u shpreh Presidenti Obama.

Kryeministri Rama falenderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe rajonin, duke e konsideruar Ballkanin e sotëm një histori suksesi të politikës së jashtme amerikane.

“Shqipëria është një vend pro amerikan, është një partner serioz në NATO dhe ajo që ne sot po bëjmë në Ballkan, duke çelur një faqe të re në historinë e bashkëpunimit në rajon, është edhe falë asaj çka SHBA ka bërë për rajonin. Ballkani sot është një histori suksesi e politikës së jashtme të SHBA-së,” – nënvizoi Kryeministri Rama.

Kryeministri Rama e njohu Presidentin Obama dhe Zëvendëspresidentin Biden me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, duke u ndalur kryesisht në reformën në drejtësi, ndërkohë që prezantoi edhe nismën për të hapur në Tiranë, Qendrën Rajonale për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Rama shoqërohej nga ministrat Tahiri dhe Bushati, ambasadorja jonë në SHBA dhe këshilltari për mediat.

Në takim është folur kryesisht për tre tema: marrëdhëniet mes dy vendeve, lufta kundër radikalizmit dhe reformat në Shqipëri me fokus te ajo në drejtësi. Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes edhe Kosova.

Këto janë temat e zbuluara nga kryeministri Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës zyra e tij e shtypit në një njoftim të shpërndarë për mediat. Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë edne asnjë njoftim për takimin.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë takimi kaloi në një atmosferë miqësore dhe se u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesin e reformave dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në rajon.

“Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t’ju falenderoj për çfarë ju keni bërë. Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht,” – u shpreh Presidenti Obama.

Vetë Rama tha pas takimit se ai i tejkaloi parashikimet dhe se kishte dëgjuar fjalë të mira për Shqipërinë.

About The Author

Related posts