Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Çkemi me Saliun, Ilirin dhe Edin: Nesër do ti nxjerrim para drejtësisë për bëmat e tyre

Çkemi me Saliun, Ilirin dhe Edin: Nesër do ti nxjerrim para drejtësisë për bëmat e tyre

KMA NEWS

RUBRIKA: “Radiostacioni Komuna e Parisit 2016 FM”

Nga Genta Kaloçi Skënderi

genta kaÇështje personale drejtësia institucionale!
Dëgjoj saliun, liken, edin me shokë se ne populli e kemi personale me ta. Kanë frikë nga hakmarrja personale e popullit ndaj tyre prandaj edhe ngurrojnë të votojnë reformën në drejtësi. Saliu nga frika e drejtësisë, por edhe nga frika e hakmarrjes personale kërkon të fshihet te modeli i destabilizimit.

Formula e armatimit të popullsisë dhe masave duke nxitur vllavrasje dhe kaos në vend ka qenë gjithmonë një taktik e ndjekur e sundimtarëve nëpër botë. Unë ndryshe nga të tjerët që janë modernizuar, evropjanizuar më shumë seç duhet e kam personale me saliun dhe regjimin e tij.

Unë e kam personale që në pranverën e 1992 pa dëshirën dhe vendimin tim emigruam familjarisht në greqi. Im atë pa dëshirën e tij u gjend i papunë, pa dëshirën e tij dhe pa vendimin e tij saliu me kupolën e tij të jashtëqitjes hodhën në rrugë të gjithë punëtorët e vendit.

Saliu me kaperdinasit e tjerë hodhën një shtet në erë për tu ngrohur e për të ndarë midis tyre copat e vendit. E kam personale sepse mbylli fabrika, uzina, shkolla e universitete me dobiçat e tij partiakë duke vjedhur e shitur pronat e shtetit për 1euro. E kam personale me saliun dhe të gjithë kopilët e tij çerek shekullorë, sepse më mohuan vendin dhe jetesën time në oborrin e shtëpisë time.

E kam personale me saliun dhe politikën e tij, sepse grabiti djersën e gjakun e prindërve të mi me skemat piramidale në 97-ën. E kam personale me saliun dhe gjithë elitën e jashtqitjes, sepse na la rrugëve të botës pa identitet kombëtar. E kam personale me saliun, sepse greku abuzonte dhe përfitonte nga injoranca, antishqiptarizmi dhe babëzia e saliut duke kërkuar nga 1milion shqiptar të deklarojnë grekolesh në dokumentacionet e tyre.

E kam personale me saliun dhe politikbërjen e tij, sepse më ka hequr dinjitetin e të qenurit shqiptar duke e zëbendësuar atë me pashaporta të vendeve të tjera. E kam personale me saliun sepse për sa kohë ai ishte në pushtet kishim frikë të deklaronim kombësinë tonë. E kam personale me saliun sepse antishqiptarizmi i tij i dha krah radikalizmit grek kundër emigrantëve shqiptar.

E kam personale me saliun sepse na hoqi të drejtën e të jetuarit një jetë normale edhe kur u kthyem në vend. E kam personale me saliun sepse prej çerek shekulli ka grabitur të gjitha burimet natyrore të vendit me kompani fantazma të formuara nëpër parajsa fiskale e offshore. E kam personale me saliun sepse më vodhi çerek shekulli nga jeta ime dhe shqiptarëve të tjerë. Sigurisht që e kam personale me saliun që vret sa herë që I rrezikohet një marrëveshje ose koçension.

E kam personale me saliun sepse popullin tim e ka privuar nga mirqënia, zhvillimi, arsimi, shëndetsia dhe në vend të tyre na ka zhytur në borxhe për tu krekosur te vila në gjirin e lalzit. E kam personale me mafien e ndërtimeve që na rrjepin në çmime për apartamente cilësore në kontrata e letra dhe na dorëzojnë shtëpi të vendeve të botës së tretë.

Gjithashtu, e kam personale edhe me liken që vodhi floririn e vendit dhe popullit tim. E kam personale me liken se bashkë me saliun ishin në sfidë të hapur kush të na vidhte më shumë në konçensione e në politikë. Me liken e kam personale sepse më vodhi mbi 50mijë vota në zgjedhjet e vitit 2013. Me liken e kam personale sepse në 21 janar për pak shpëtoi im atë nga plumbat në bulevard. E kam personale me liken, sepse mashtroi tim atë me formimin e lsi-së. E kam personale me liken, sepse mona I kërkoi zarfin tim eti në zyrë për të paguar lluksin e kopilëve të saj në bllok.

Kalojmë te Edi, e kam personale dhe me edin sepse me 20% e tij si kryetar bashkie më ka vjedhur një dhomë në apartamentin e tiranës dhe një dhomë në apartamentin e durrësit që të krrekoset ai dhe kopilët e tij me veshje firmato jashtë serie. E kam personale me Edin, sepse në dokumente kemi paguar për 115m dhe në matje s’kalon 90m duke përfshirë dhe hapësirat e përbashkëta. E kam me edin, sepse vodhi te lulishtet, te cilësia e ndërtimeve, te ambjentet e jashtme dhe fasadat e komplekseve.

Në bashkpunim me saliun në qeveri na lanë peshqesh këto shtëpi pa standarte, pa ngrohje, pa dritare, por që I ndërtojnë si dhoma hoteli. E kam me politikat e të treve se kur dhjesim në hale nuk kemi dritare të ajroset shtëpia, përkundrazi bëhet një miks me aromat e gatimit të guzhinës dhe jashtqitjes sonë, një ndërthurje e dy botëve para dhe mbrapa, të bllokuar në një reklamë komercializmi e dobësimit.

Eh, sa mëkate keni ju të tre së bashku me dobiçat e kopilat tuaj partiak e familjar. Deri këtu ishte xhiroja juaj në parkun e lojrave albanistan. Këtej e tutje vështirë se do i shpëtoni drejtësisë institucionale që buron nga padrejtësia personale. Shkëlzen vazhdo e kërko ndihmë, shkruaj ndonjë roman të hapur se mbase të jepet ndonjë mundësi. Like, ke një zgjidhje, kërko azil politik në honolulu, nëse të japin.

Sali delenxhiu më dëgjo mua, armatosu e futu te kulla në viçidol e bëhu gati për luft siç ta ëndërron ajo kaplloqja jote e mbushur me bajgë, kashtë e gurë. Edi s’kishe fat, goditja të erdhi nga afër. Një fat të tillë kanë të gjithë mosmirnjohsat si ti së bashku me ata çunakët e tu ministra, që ishit fëmijët e privilegjuar të ish sistemit, por që nuk vlerësuat sakrificat e këtij popullit nga i cili përfituat.

Të gjithë do shkoni te gijotina e drejtësisë. Edi ty të pëlqen shumë franca, por për ironi të fatit tënd dhe saliut me liken do përfundoni të gjithë pd+ps+lsi si I preferuari juaj Robespjer.
Të fala nga celula. Mos harroni, vëzhgoheni, monitoroheni. Kujdes!

About The Author

Related posts