Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Debati Basha – Topalli në prani të Berishës në mbledhjen e grupit të PD-së

Debati Basha – Topalli në prani të Berishës në mbledhjen e grupit të PD-së

KMA NEWS / Të dy nuk shkojnë me njeri tjetrin dhe as që duan të jenë në një parti , por të dy i druhen zemërimit të Berishës. Por prapë kruhen me njeri tjetrin, si për të “kruajtur” brirët. Edhe dje u “fërkuan” paksa.

DEBATET ME DYER TË MBYLLURANË GRUPIN PARLAMENTAR TË PD

LULZIM BASHA: Të nderuar deputetë! Ndodhemi para një situate të paprecedentë që ka të bëjë me futjen e krimit në universitetet tona. Një gjë e tillë është e pazakontë. Ne e kemi denoncuar edhe më parë Emiljano Shullazin, ndërkohë që duhet ta vazhdojmë betejën kundër krimit. Nesër (sot) është seanca parlamentare dhe jam i hapur për çdo mendim tuajin, me qëllim që të përcaktojmë qëndrimin tonë.

SALI BERISHA: Ashtu siç e tha kryetari, situata është e paprecedentë dhe ne duhet të vazhdojmë me denoncimin ndaj krimin. Kemi dhënë prova dhe prova të tjera duhet t’i publikojmë ne seancë në parlament. Nuk mund ta lëmë krimin të kapë edhe universitetet dhe të kërcënohen edhe rektorët. Detyra jonë si opozitë është denoncimi me fakte dhe duhet ta vazhdojmë ta bëjmë këtë. Shullazi është vërtet në burg por beteja jonë si opozitë kundër krimit dhe kapjes së pushtetit nuk duhet të ndalë për asnjë moment.

JOZEFINA TOPALLI (I drejtohet Lulzim Bashës): Z.kryetar, unë kam një shqetësim tjetër. Dua të ngre edhe një herë shqetësimin e aferës së CEZ-it. A mund të na shpjegoni këtu se përse nuk është kërkuar më parë hetim për çështjen e aferës së CEZ-it? Çfarë ju ka penguar ta kërkoni këtë hetim nëntë muaj më parë?

LULZIM BASHA: Nuk është kështu siç thoni ju. Partia Demokratike e ka ngritur si çështje aferën e CEZ-it dhe nëse kujtoheni mirë, kjo çështje është ndërkombëtarizuar po prej denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike. Ka fakte të reja nga partnerët tanë dhe prandaj është kërkuar nisma e një hetimi të tillë. Kjo është situatë e re. Ndaj nuk jeni e saktë, pasi ne e kemi denoncuar gjithmonë aferën e CEZ-it
dhe në mënyrë permanente.

JOZEFINA TOPALLI: Nuk isha në dijeni të kësaj që thoni…
LULZIM BASHA: Kjo është situate…
JOZEFINA TOPALLI: Nuk e kam të qartë se pse u deshën nëntë muaj që të arrijmë në këtë përfundim se u dashka hetim për CEZ-in…Çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje nëntëmujore? Këtë nuk e kuptoj.

LULZIM BASHA: Gjatë gjithë kohës kemi mbledhur dhe e kemi denoncuar këtë aferë në bazë të fakteve dhe provave.

JOZEFINA TOPALLI: Po, por gjithmonë, pasi e ka denoncuar Berisha. Unë vërej se ju denonconi pasi denoncon i pari z.Berisha. Ndaj dua të di, pse denoncon z.Berisha gjithmonë i pari dhe jo ju që jeni kryetar i partisë? Kjo ndodhi edhe së fundmi me rastin e Emiljano Shullazit.

LULZIM BASHA: Nuk është e vërtetë kjo që thua. I vetmi njeri që është kërcënuar nga Shullazi jam unë. Ne kemi strategjinë tonë me faktorë të ndryshëm të veprimit: kush flet, si do flasë dhe kur do flasë.

JOZEFINA TOPALLI: Presupozohet që ti do të jesh kryeministër i ardhshëm dhe duhet t’u dalësh për zot qëndrimeve që i takojnë një kryetari partie. Ndaj ne duhet të ngremë njerëzit në protesta, gjendja në vend është alarmante. Shqiptarët po ikin nga vendi jashtë shtetit nga varfëria. Vendi po bëhet çdo ditë e më i pasigurt, ndaj ne si opozitë duhet të ngremë shqiptarët në këmbë. Kjo është detyra jonë përballë një situate të tillë. Duhet një opozitë e fortë, dhe jo e dobët e me reagime të vonuara.

LULZIM BASHA: Protestat kanë filluar qëkur dhe janë shpërndarë në të gjithë vendin. Protesta po bëhen në çdo qytet të Shqipërisë. Por dua t’ju kujtoj se njerëzit nuk ngrihen në protesta me bilbila. Më thoni sa veta nga ju kanë dalë në terren, sa deputetë të grupit tonë parlamentar kanë dalë të motivojnë njerëzit për protesta? Më thoni, kush ka dalë nga ju? Por unë ju them se protestat po bëhen dhe do të bëhen edhe në ditët në vijim.

SALI BERISHA: Unë do t’u kujtoja të gjithë ish-ministrave në bazë të fushave përkatëse që ata kanë pasur gjatë qeverisjes sonë, që të bëhen pjesë e komisioneve hetimore dhe asnjëri të mos i bëjë bisht punës, por të angazhohet secili në bazë të asaj çfarë kanë mbuluar më parë. Kjo është e rëndësishme

About The Author

Related posts