Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Dieta me të cilën humbni 10 kg në dy javë

Dieta me të cilën humbni 10 kg në dy javë
REKLAMA NE LAJM

Dieta braziliane është një nga dietat e shpejta më të popullarizuara në botë. Ajo realizon një rënie në peshë deri në 10 kg për 2 javë në mënyrë të shëndetshme.
Dieta braziliane dallohet për praninë e madhe të frutave dhe perimeve, duke siguruar në këtë mënyrë lëndët ushqyese, si vitaminat dhe mineralet. Gjithashtu, kjo dietë siguron sasinë e nevojshme proteinike për të garantuar ruajtjen e masës muskulore.

Si masë lehtësuese për aplikuesit e saj dhe si mekanizëm për zhvillimin e metabolizmit, dieta braziliane është e ndërtuar me ngrënie 5 herë në ditë.

Kjo dietë rekomandohet të mbahet 2 javë, por jo më shumë. Dieta braziliane mund të përsëritet sërish pas 2-3 muajsh në varësi të indeksit të masës trupore dhe të dhënave të tjera të metabolizmit të organizmit. Si një variant i kësaj diete është edhe mënyja shtatëditore, e cila garanton nje rënie në peshë deri në 4 kg në javë. Gjatë dietës, nuk lejohen ushqimet të përgatiten me sasi të lartë yndyre, ndalohen pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat. Rekomandohen gjithshtu, edhe aktivitetet fizike, si shëtitjet në ajër të pastër, shëtitjet me biçikletë, noti dhe aktivitete të tjera fitnesi.

Pas aplikimit të kësaj diete, kthimi në normalitet bëhet nëpërmjet rritjes graduale të sasisë së ushqimeve të pasura me proteina, vitamina dhe minerale, si drithërat, frutat, perimet, mishi dhe peshku.

Receta e dietës braziliane përmban 7 ditë. Për shtatë ditët e tjera, fillon aplikimi i dietës 7-ditore nga e para.

Dita e Parë Mëngjesi: 1 portokalle dhe 1 banane, të shoqëruara me një gotë lëng portokalli. Zemra: 1 gotë lëng portokalli dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale). Dreka: 100 gr peshk i zier dhe e shoqëruar me 1 sallatë perimesh mikse. Darka: 1 portokalle dhe 1 banane të shoqëruara me një gotë lëng portokalli. Para gjumit: 1 gotë lëng portokalli dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale).

Dita e Dytë Mëngjesi: 1 ose 2 vezë të ziera jo plotësisht, të shoqëruara me një gotë lëng molle. Zemra: 1 gotë lëng molle dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale). Dreka: 100 gr mish i zier, 2 patate të ziera dhe 1 sallatë jeshile. Darka: 200 gr peshk i zier, 1 vezë shumë e zier, sallatë jeshile dhe një tas me bizele të ziera. Para gjumit: 1 gotë lëng molle dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale).

Dita e Tretë Mëngjesi: 1 filxhan qumësht pa yndyrë dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale). Zemra: 100 gr djathë pa yndyrë. Dreka: 100 gr oriz i zier i shoqëruar me sallatë perimesh (me lakër të freskët, një limon dhe një lugë gjelle majdanoz të grirë imët). Darka: 100 gr mish të zier e shoqëruar me sallatë jeshile dhe 1 mollë. Para gjumit: 1 gotë lëng molle dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale).

Dita e Katërt Mëngjesi: 2-3 ananas të shoqëruara me 1 gotë lëng ananasi. Zemra: 1 gotë lëng ananasi dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale). Dreka: 100 gramë mish i zier, 1 fetë djath i bardhë dhe 1 portokalle. Darka: 2 patate të ziera të shoqëruara me sallatë karrote të grira me pak vaj ulliri. Para gjumit: 1 gotë lëng ananasi dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale).

Dita e Pestë Mëngjesi: 1 gotë lëng molle dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale). Zemra: 1 mollë dhe 1 portokalle. Dreka: 150 gr peshk i zier të shoqëruara me sallatë karrote të ziera. Darka: 1 pjatë supë perimesh, 1 pjatë krem supe me kërpudha (ose nëse dëshironi, mund ta zëvendësoni me një pjatë supë peshku) dhe 1 fetë buke (të zezë ose integrale). Para gjumit: 1 gotë lëng portokalli dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale).

Dita e Gjashtë Mëngjesi: 1 gotë lëng molle dhe 1 fetë buke të thekur (të zezë ose integrale). Zemra: 1 sallatë me panxhar të zier me pak vaj vegjetal. Dreka: 1 pjatë supë perimesh, (ose nëse dëshironi, supë me kërpudha apo supë peshku) dhe 1 fetë buke (të zezë ose integrale). Darka: 100 gr kërpudha të fërguara të shoqëruara me sallatë perimesh mikse. Para gjumit: 1 gotë lëng molle dhe 2 biskota.

Dita e Shtatë Mëngjesi: 1 banane dhe 1 filxhan kafe rrush të thatë. Zemra: 1 gotë lëng karrote dhe 1 fetë buke (të zezë ose integrale). Dreka: 100 gr mish i kuq i zier i shoqëruar me sallatë sallatë me lakra të freskëta dhe lëng limoni. Darka: 1 pjatë supë perimesh, (ose nëse dëshironi, supë me kërpudha) e shoqëruar me fruta dhe sallatë jeshile. Para gjumit: 1 gotë me lëng molle dhe dy fiq të thatë.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts