Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Drafti: Byroja Kombëtare e Hetimit sipas modelit kroat dhe rumun

Drafti: Byroja Kombëtare e Hetimit sipas modelit kroat dhe rumun

KMA NEWS / ABC News ka siguruar draftin ekspertëve të huaj ku tregohet si do te funksionoje Struktura e Posacme Antikorrupsion dhe Byroja Kombetare e Hetimit. Nen shembullin e Rumanise dhe te Kroacise, agjentet e Byrose do te kene mundesi te hetojne korrupsionin per cdo zyrtar te larte, perfshire edhe njeri tjetrin. Fatkeqesisht Byroja kerkon kohe te marre forme, per shkak se agjentet e saj do te trajnohen ne FBI.

Drafti i ekspertëve europianë dhe amerikanë që po asistojnë reformën shqiptare në drejtësi, detajon varësinë, llogaridhënien, emërimin, shkarkimin dhe hetimin e vetë anëtarëve të strukturës së posaçme të prokurorisë për hetimin e korrupsionitd he krimit në nivele të larta.

Kreu i SPAK përkufizohet si një kryeprokuror i ri, madje dhe më i fortë se ai aktual.

Ekspertët propozojnë që struktura e prokurorisë të jetë përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë përfshirë edhe deputetët dhe asnjë person nuk duhet të ketë mundësi të ndërhyjë. Por ata ndërkohë do të kenë mundësi të ndjekin penalisht edhe njëri-tjetrin deri tek drejtuesi i SPAK, sipas shembullit rumun e kroat.

“Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht njëri-tjetrin në rast se kanë dyshime për korrupsion apo krime të tjera, njësoj siç bën DNA në Rumani dhe USKOK në Kroaci. Më e shumta, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mund t’i paraqesë Kuvendit ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë një raport vjetor me shkrim”.

Drejtuesi i prokurorisë së posaçme do të zgjidhet e shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorise dhe llogarinë do ta japë aty. Momenti i shkarkimit bëhet dhe më i rëndësishëm, kur si aprovohet si opsion i mirë zgjedhja e tij me shumicë të thjeshtë, por shkarkimi me të cilësuar.

Sipas Komisionit të Venecias (KV ¶ 48), Këshilli i Prokurorisë duhet të largojë nga detyra Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, kjo kufizuar në rastet e sjelljeve të rënda. Për shembull, modeli i diskutuar nga Komisioni i Posaçëm për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, që emërimi të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me shumicë të thjeshtë, por të largohet me shumicë të kualifikuar, është një zgjidhje e mundshme.

Ekspertët nuk mbështesin zgjedhjen e drejtuesit të SPAK nga Parlamenti. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshë në këtë mënyrë nuk e ka ruajtur atë nga ndikimi politik, vërejnë ata.

“Për momentin, Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të hetojë edhe në ngarkim të anëtarëve të Parlamentit, zgjidhet, i rinovohet mandati dhe largohet nga detyra nga Parlamenti. Ky nuk ka qenë një mekanizëm i efektshëm dhe ruan ndikim politik. Çdo sistem i zgjedhur duhet të pakësojë ndikimin politik”.

Euralius dhe Opdat nuk e konsiderojnë të këshillueshme ngritjen sa më shpjet të SPAK dhe Brosë Kombëtare të Hetimit. Për shkak të llogarisë së mëposhtme Byroja mund të mos ngrihet këtë vit.

“Prokurorët e SPAK-ut dhe Drejtuesi i tyre zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Anëtarët e Këshillit duhet fillimisht të vlerësohen, të kalojnë verifikimet paraprake dhe të zgjidhen. Ky organ nuk ekziston sot. Kjo procedurë shmang ndërhyrjen politike dhe garanton një kryeprokuror të ri i cili është sa më i pavarur që të jetë e mundur. Për më tepër, agjentët e BKH-së duhet të verifikohen dhe të përzgjidhen, gjë që do të kërkojë kohë (mbase tre muaj). Pastaj planifikohet që ata të trajnohen nga FBI-ja jashtë Shqipërisë. Procesi i trajnimit do të zgjasë të paktën gjashtë muaj. “

Prokuroria e posaçme, byroja dhe procesi i kontrollit te gjyqtarëve e prokurorëve të konsideruara si komponentja antikorrupsion e reformës në drejtësi, është ajo për të cilat palët kanë rënë Dakort. Ekspertët nuk kanë dhënë formula për emërimet në institucionet e drejtësisë. Për ta kjo është çështjë politike dhe ajo çfarë presin janë nga komisioni i posaçëm i reformës janë formulat e kompromisit për popullimin e institucioneve në një arkitekturë që nuk ndryshon. /abcnews

About The Author

Related posts