Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

“Fshati digjet kurva krihet” !

“Fshati digjet kurva krihet” !

KMA NEWS

RUBRIKA: “Radiostacioni Komuna e Parisit, 2016 FM”

gentBota fillon e zjen, shqiptarët në kafene tallen e anal-izojnë! Bota do filloj të zjej shqiptarët gjithmonë në historinë shekullore kanë bërë gjumin e madh, duke I kënduar saliut e duke u hedhur syve pluhurin e xhindëve të banës. Përfituat çerek shekulli me këto teknika tani nuk do ket më tolerancë sali. Gjithçka do e paguash me përqindje të lartë. Populli shqiptar gjithmonë ka treguar se ka qënë një popull delenxhi, injorant, I paaftë, I skllavëruar dhe kur ndodhin skandale të këtij kalibri botëror në vend që të ngrihen e të reagojnë, rrinë e brroçkullisin jo sistemi, jo interesi, jo kapitali, po mirë o popull trap kush do ju çliroj nëse ju nuk doni të çliroheni. Nga njëra anë shumë mirë jua bëjnë saliu, likja bana, zhelja, maja, liria, xeni, argita, monçka që ju pijnë gjakun me pipëz. Plasini sytë ç’po fillon nëpër bot, populli shqiptar, shoqëria inekzistente civile, por që është zëvendësuar në shoqërinë politike pa mendim politik që merret me kauza të humbura në kohën dhe momentin e gabuar për gurë apo për pemë. Sipas kokës edhe festen, meritoni vuajtjen dhe kaq që përjetoni janë shumë pak, pd,ps, lsl jua bëjnë siç e meritoni. Do dalin komente për të mbrojtur veten, çohuni ore në shesh e lërini fjalët, popull kafexhinjsh e dallaverexhinjsh pa karakter e personalitet. E vërteta është e hidhur, ajo ka dy efekte, të dhëmb e mbase fillon e çlirohesh, ose “të dhëmb” e thjesht mbrohesh me pasivitet pa reaguar ndaj rrënjës së problemit. Kujt nuk I pëlqen e vërteta për të ka rrugëzgjidhje, t’a ndryshoj atë sa më shpejt me zëvendësimin e sjelljeve pozitive, përndryshe si popull, si komb do të mbijetoj nga faktorë rrethanorë dhe të jashtëm ashtu siç ka mbijetuar dhe ekzistuar deri në ditët e sotme. Nga kjo sjellje mjerane, pasive, fataliste ky popull nuk ka lënë në testamentin kulturor asnjë gjurmë historike të shkruar të tregoj prejardhjen e tij antike. I paaftë të ruaj vetveten, historinë, por shkatërron gjithçka nga e kaluara e tij, për të kaluar në fazën tjetër zhvillimore. Në bazë të psikologjisë dhe teorive zhvillimore kjo tregon një popull problematik me çështje të pazgjidhura psikoemocionale që është në konfliktualitet të vazhdueshëm me vetveten dhe të shkuarën e tij, por që çuditërisht inferior dhe ‘I paqtë’, I tërhequr përballë të huajve. Përgjigjet ndaj këtij teksti mund të jenë të shumta e me përmbajtje injorante, vetpërmbajtjeje me nuanca konfliktualiteti, nxitëse për sherr, pa argumenta, por me justifikime të pafundme. Gjithashtu do të jenë të sakta në formulim sintaksor e gramatikor, por pa thelb të cilat të gjitha do të konfirmojnë tekstin, që do të thotë që si popull prisni mesian, shpëtimtarin, krishtin, allahun, jooo gaboheni rëndë, në islandë pas skandalit të kryeministrit, popullsia reagoi e u ngrit në protestë, nuk ka aty ndonjë lider siç pretendon popullsia vendase për të minimalizuar përgjegjsitë që keni si individ dhe si popull. Gabim madhor mënyra sesi mendoni, ky është fataliteti juaj të cilin e them në tekst që e meritoni atë që përjetoni. S’është çështje prijësi apo udhëheqjeje, skandali doli, dilni mbroni jetën të ardhmen tuaj e të fëmijëve, është shumë e thjeshtë.

Nga Genta Kaloçi Skënderi

 

 

About The Author

Related posts