Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Hiqni dorë nga ideja e Berishës, është katastrofë

Hiqni dorë nga ideja e Berishës, është katastrofë

KMA NEWS / “Që një popull armatoset. Për çfarë? Për t’u mbrojtur nga Saimir Tahiri? Për kaq pak doni të na armatosni të gjithëve? Kjo është një kosto e pamundur, ndaj lëreni këtë debat dhe mos dilni ta shplani atë që bëri Saliu, se është katasfrofë. Dilni në fushatë pas një viti e thoni të bëjmë një ligj për armët. Dilni, bëjeni. Si kundërshtar do të më pëlqente. Si shqiptar është kërcënuese“…

Nga Ben Blushi

Nuk kam replikë me njeri se s’më ka përmendur njeri emrin, por si qytetar ndihem i kërcënuar. U bë këtu një deklaratë që s’mund ta pranoj. E këtë nuk e tha një njeri dosido në rrugë. E tha një ish-president, ish-kryeministër, një personalitet mirë apo keq. Tha “merrni armët kundër kësaj qeverie!”

Unë kam shumë arsye për të qenë kundër kësaj qeverie, ju e dini dhe njerëzit e dinë përditë, por t’i thuash njerëzve merrni armët për t’u mbrojtur, është fatale dhe këtë, e them prapë, nuk e tha një njeri dosido. E tha dikush që e ka bërë njëherë. E ka bërë, Jozefinë, njëherë, në vitin 1997 dhe viktima të atij viti jemi të gjithë ne. E ka bërë njëhërë dhe tanimë ka tre muaj që përpiqem t’u provoj shqiptarëve se ku e çon marrëzia e një njeriu, një parti.

Ky është rasti juaj, sot. Për të mbrojtur Saliun, po mbroni atë që tha ai “Të armatosemi të gjithë”. Po a mund t’ju pyes, se Ed Palokën kam 20 vjet që e njoh:

Je dakord ti, që ai që të shet picën, të ketë një pistoletë poshtë picës? Por ti Jozefinë, je dakord kur shkon tek parukierja, të jetë me pistoletë poshtë banakut?

Po ky Ristani, e kam pasur në shkollë dhe këtë, a është dakord ky që kur hipën në taksi të ketë një pistoletë poshtë sediljes?

Për çfarë vendi po flasim?! Tani ti u çove ta rregullosh dhe kjo është akoma dhe më keq për të na bindur – se ne ishim këtu, unë nuk isha në kafe, isha në sallë, për të na bindur që ta rregullosh se Saliu paska thënë që ta bëjmë armatosjen e policisë si në Amerikë!

E para, nuk tha këtë. Nuk tha këtë. Edhe nëqoftë se e tha këtë, bashkë me ty, është edhe më keq. Në Amerikë po e reduktojnë përdorimin e armëve, zonjë. Po e reduktojnë. Dhe ky është debat themelor në gjithë botën. Dhe nuk bëhet ky debat as në Francë, as në Angli, dhe po na çon në Amerikë.

Po çfarë kostoje kemi?! Ne jemi vend që vuajmë nga përdorimi i tepërt i armëve prej 500 vjetësh. Prej 500 vjetësh dhe po na i ktheni armët prapë. Unë besoj se ky debat duhet të shterojë. Nuk shkoj aq larg sa ta quaj marri të Saliut, por ju duhet ta mbyllni këtë debat. Çfarë mendon një varfanjak që beson se komshiu i tij ka fituar një pronë me pa të drejtë? Do shkojë të armën t’ia marrë atij?!

Po çfarë mendon një njeri që për arsye vetëgjyqësie në Pukë apo Shkodër s’e ka zgjidhur problemin me Kanun prej 200 vjetësh do të shkojë të marrë armën me frymëzimin e Saliut?!

Po ai i përsekutuari në 40 vjet, drejtësinë që nuk e gjeti dot edhe nuk e ndëshkoi dot prokurorin e tij të padrejtë, do shkojë të marrë armën ta vrasë? Këtë po thua? Kështuqë pra, zonjë, Shullazi nuk justifikon atë që tha Sali Berisha. Nuk e justifikon! Banda në Shqipëri ka pasur dhe sigurisht do ketë. Por kjo nuk nënkupton që të mbrohemi nga bandat duke krijuar banda nëpër shtëpia. Se të kesh një armë në shtëpi je një bandit pa dyshim.

Kjo është arsyeja që dola dhe tërhiqeni këtë se është fatale. Ajo që keni thënë sot është fatale. Keni çfarë keni me Saimir Tahirin, i besoni, s’i besoni, num me intereson fare, por nuk mbrohemi dot nga Saimiri duke shperndare armet ne Shqiperi. Terhiqeni Jozefine kete, sepse eshte katastrofe. Eshte katastrofe. Çfare i thoni sot tregjeve? Çfare i thoni ju vendeve fqinje? E dini ju qe ka 3-4 vende fqinje qe jetojne me idene prej 200 vjetesh se nga Shqiperia vjen nje zjarr qe mund t’i djege? Çfare i thoni sot, qe nje popull

Keni çfarë keni me Saimir Tahirin, kjo është fatale. Çfarë i thoni sot tregjeve në Shqipëri?! A ka ca vende fqinje, që thonë se nga Shqipëria vjen një zjarr?! Një popull që armatoset nga Saimir Tahiri! Kjo është një kosto e pamundur. Dilni në fushatë e propozoni ligj për armë me leje. Se nëse unë kam armë me leje komshiu im do marrë armë pa leje të mbrohet nga unë kështu funksion mentaliteti ynë.

Që një popull armatoset. Për çfarë? Për t’u mbrojtur nga Saimir Tahiri? Për kaq pak doni të na armatosni të gjithëve?Kjo është një kosto e pamundur, ndaj lëreni këtë debat dhe mos dilni ta shplani atë që bëri Saliu, se është katasfrofë. Dilni në fushatë pas një viti e thoni të bëjmë një ligj për armët. Dilni, bëjeni. Si kundërshtar do të më pëlqente. Si shqiptar është kërcënuese. Dilni në fushatë e propozoni ligj për mbajtjen e armëve. Është fatale. 1% mund të jenë shqiptarët që duan të kenë një armë me leje në brez. Sepse nëse unë kam armë me leje, komshiu im do të marrë armë pa leje për t’u mbrojtur nga unë. Se ky është mentaliteti ynë. Kështu që tërhiqeni këtë se është katastrofë, është turp.

*Fjala e mbajtur sot në Kuvend

About The Author

Related posts