Qershor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kreshnik Spahiu: Ben Blushi, zbrit nga Titaniku dhe lëre kapitenin të mbytet!

Kreshnik Spahiu: Ben Blushi, zbrit nga Titaniku dhe lëre kapitenin të mbytet!

KMA NEWS

Nga Kreshnik Spahiu

Tre vjet më parë refuzova Rilindjen si e vetmja forcë politike që mori koston të mbetej jashtë parlamentit. Sot jemi krenar më shumë se kurrë që së bashku me miqtë e mi nuk jemi ulur në kuvendin e gangsterëve.

Pas 3 vitesh, afro 1 milion socialist të zhgënjyer dhe përjetuan referendumin e Sulltanit që po tenton përjetësinë politike.
Ai sot kishte frikë nga Blushi, për të parandaluar urrejtjen masive të gjithë socialistëve. Sulltani sot e rregjistroi në kadastër pronësinë mbi partinë socialiste duke përgatitur testament jo për Gregorin pasi atë e la edhe pa pension ushqimor kur ishte fëmi por për kopilat dhe 99-shat e tij.

Të gjithë po sulmojnë Ben Blushin por harrojnë se është me fat që po zbret nga titaniku i cili do ketë fatin e Pasokut që u katandis me 4% në fund të detit Egje.

Ben Blushi nuk është vetëm se ai ka zgjedhur Shqipërinë para partisë. Po ju o të mjerë largohuni sa më parë nga Titaniku dhe lëreni kapitenin të mbytet “I dhjerë dhe krenar”.

Kështjella Kuqezi ka hapur dyert për shqiponjat dhe çdo socialist të ndershëm. Boll ky vend u qeveris nga të çmendur!
“Koha Jonë” ishte, ku fillove karrierën….
“Koha Jonë” i dashur mik, ti dhurojmë Shqipërisë një faqe të re.
Ben Blushi nuk je vetëm!

About The Author

Related posts