Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kush e ka vënë në shënjestër Adriatik Llallën?

Kush e ka vënë në shënjestër Adriatik Llallën?

KMA NEWS / Ende pa u miratuar reforma në drejtësi lufta era e ligjit duket se po vjen. Ksaj radhe për tu dhënë të kuptohet edhe nga më të vegjlit, nënë shënjestër mesaduket është vënë kryeprokurori Ardiatik Llallën.

Pasi ambasada amerikane në Tiranë diskreditoi udhëtimin e tij në ShBA dhe hodhi pikpyetje të mëdha për mardhëniet e saj me kryeprokurorin, tani vjen një tjetër lajm i keq për të.

ABC NEWS ka njoftuar në një lajm ekskluziv se ndaj Llallës dhe njerzve të tij më të afërt në institucionin e akuzës ka filluar tashmë proceduar për verifikimin e pasurisë. “Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe konfliktit te interest, ka nisur hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla” thuhet në lajmin e ABC.

Të njëjtat burime i thanë ABC News se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.

“Është urdhëruar nga kryeinspektori i përgjithshëm i ILDKPKI-së të nisë hetimi pasuror për prokruorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, drejtoreshën e marrëdhënieve me jashtë në këtë institucion, prokruoren Rovena Gashi, drejtuesin e prokurorisë për krime të rënda Besim Hajdarmata dhe shefin e akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha.

Të katër këta zyrtarë të prokurorisë, do t’i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm të pasurisë”, thanë burime të këtij institucioni.

Po i njëjti burim, konfirmoi faktin se verifikimit pasuror do t’i nënshtrohet edhe drejtuesi i prokurorisë së Durrësit Agron Gjana, për të cilin zyrtarë të ambasadës amerikane thanë se i është refuzuar viza për në SHBA, edhe pse ishte pjesë e delegacionit me kryeprokurorin Llalla.

Kush fshihet pas këtij operacioni që nuk kishte ndodhurë më parë. Pse pikërisht kur Lllalla vizitoj ShBA? Hamendjet janë të shumta, ku për një vend normal edhe kjo është më se normale që Instucioni i deklarimit të pasurive, të kontolloj çdo zyrtarë të lartë.

Po hamendjet e kqia mendojnë se kjo mund të vi edhe nga marrëdhënjet jo të mira dhe kontradiktore mes prokurorit dhe drejtuesit të ILDKPK, Shkëlqim Ganajt. Por hipoteza më e mundshme dhe më e besueshme besoj se ka të bëjë me reformën në drejtësi dhe ka mundësi të jetë dora e drejtuesve të ksaj reforme që do të jetë vendimtare për vendin.

Siç dihet në lidhje me reformën Adriatik Lllalla nuk i ka pasur punët në vi me ambasadorin amerikan Donald Lu, që është një promotor i fuqishëm për ti shkuar deri në fund reformës.

Besoj se sinjal më të mirë se refuzimi që i bëri FBI dhe DIA, duke mos e pritur delegacionin e prokurorisë shqiptare, bile të kryesuar nga vetë Prokurori i Përgjithshëm Lllala dhe refuzimi që i bëri ambasada amerikane, me mosdhënien e vizës për prokurorin Agron Gjana, dyshimi është i qartë se kush e kërkon kontrollin e pasurisë dhe kalimin në filtër të kryeprokurorit shqiptar. Se diçka po lëviz, po vihet re. Se fshati si duket nuk don kallaus, thotë populli.

Por le të presim; vërtetë janë amerikanët pas këtij aksioni? Nëse po, një tërmet i fortë pritet në politikën shqiptare…

 

 

 

 

About The Author

Related posts