Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kuvendi i ri me 90 deputetë: Komisioni i reformës zgjedhore mblidhet të hënën

Kuvendi i ri me 90 deputetë: Komisioni i reformës zgjedhore mblidhet të hënën

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

Komisioni për reformën zgjedhore do të mblidhet ditën e hënë më 4 prill, ky është një lajm dhe një hap shumë i rëndësishëm për vendin.

Kjo reformë parashikon një ndarje territoriale me 6 zona elektorale me nga 15 deputet secila, çka do të thotë se për  parlamentin e ardhshëm do të zgjidhen drejtëpërdrejt nga populli vetëm 90 deputetë funksionalë dhe aktivë. kundrejt 10 deputetëve të tjerë që do ti jepen partisë fituese të zgjedhjeve sipas formulës së kodit të ri zgjedhor, çka e çon në 100 numrin e deputetëve në parlamentin e ri.

Mendoi se për një vend me një popullsi rreth 3milion nuk ka nevojë për më shumë se 90 deputetë. Pavarësisht shifrave përfundimtare 90 apo 100 deputetë, kjo është një formulë shumë e favorshme për buxhetin e vendit, gjithashtu i bënë më të përgjegjshëm deputetët ndaj elektoratit të tyre.

Të nxirren 140 deputetë parazitë, kriminelë, të paaftë të cilët nuk prodhojnë asgjë konkrete dhe reale përveçse harxhimet dhe kostot e tyre e fusin shtetin në borxhe marramëndëse për një funksion që shumica e tyre nuk e ofrojnë.

Kjo reformë do ti japi fund listave pa kritere dhe pa karar në saj të nepotizmit, bajraktarizmave, që janë promovuar për çerek shekulli. Në këtë mënyrë i hapet rrugë një mënyre të re për të zgjedhur përfaqësuesit e popullit për në kuvend.

Të fala nga celula bëhuni gati të firmosni në komision e bëni teatër në parlament e dimë ne rregullin e ditës me ju..emoticon smile
Urtë, butë me dashuri e qetësi.

About The Author

Related posts