Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Parku Kombëtar i Lurës: Kush e shkatrroj dhe a do të jap llogari një ditë?!

Parku Kombëtar i Lurës: Kush e shkatrroj dhe a do të jap llogari një ditë?!

KMA NEWS

Nga Kujtim VANI

Lura një nga qendrat më të bukura turistike në vend e shkatërruar totalisht kto 25 vitet e fundit, bënë apel për frymëmarrje! Infrastruktura rrugore drejt Lurës, kësaj bukurije të papërsëritshme të vendit tonë është shumë e dëmtuar dhe krijon problem në lëvizjen drejt saj. Janë dëmtuar shumë vlera natyrore dhe kulturore, por ajo që quhet “Lurë” ka mbetur dhe ia vlen të vizitohet. Investimet private, duken aty-këtu si dallëndyshet që lajmërojnë një stinë tjetër, më të ngrohtë e më të begatë. Ky individ kurajoz duhet mbështetur dhe inkurajuar për t’i rikthyer kësaj natyre vlerat e humbura.

Po pse u shkatërrua Lura kjo pasuri e çmuar kombëtare?!

Ajo çka dihet dhe duket si drita e diellit flet për një vjedhje massive gjatë këtyre 25 viteve nga pushtetarët duke e shfrytëzuar barbarisht dhe pa kriter, vetëm e vetëm për interest e tyre personale. Xhepat e pushtetarëve dhe shërbëtorve të tyre më të rëndësishëm se interest kombëtare dhe të qytetarit. Shkatërrimi i Parkut Turistik të Lurës është një turp kombëtar, por që sa do vonë, do të vi koha që maskarenjt që e shkatërruan do të japin llogari, bile do të dalin edhe para drejtësisë. Po të hedhim një vëzhgim vetëm gjatë këtyre viteve të fundit do të mësojm se si Parku i Lurës shërben si një bisnes i majmë për pushtetarët…

dok luraKy dokument tregon se ne Lurë janë hedhur nga ministria e mjedisit rreth 200 mijë Euro, ndërkohë që në shërbimin pyjorë Dibër janë raportuar 500 mij Euro, për të mbjellur 45 mij. fidane, si dhe për të rregulluar rrugën dhe për të pastruar pyllin nga trungjet e rrëzuar që përbëjnë rrezik zjarri. Por ju qytetarë dhe aksionistë që morët pjesë në aksionin “Të gjithë për Lurën” a patë rrugë të rregualluar për në Lurë? Disa prej jush i shkatërruan makinat e tyre në këtë aksion për të mbjellë fidane në Park.

A patë 45 mijë pisha të mbjella një vit më parë në liqenet e Lurës? Keto pisha të pretenduara se u mbollën dallohen lehtë se nuk janë pisha të vendit por të ardhura nga Hollanda që sipas specialistëve ishte gabim (ose e kotë) të mbilleshin këtu). Nderkohë ju mbollët me lekët tuaja, para kamerave, 400 fidanë. A e patë Parkun e Lurës të pastruar nga trungjet dhe degët e pishave të prera për tu mbrojtur nga zjarri, për të cilën janë paguar rreth 100 mij Euro?

Në se nuk i keni parë këto investime atëhere t’i kërkojmë Ministrit të Mjedisit tja kthejë 200 mij Eurot publikut se ai i perdor me më ndershmëri. Të gjithë jemi për Lurën por Ministri i Mjedisit është kundra Lurës dhe kundra qytetarëve që duan të kthejnë shpresën për Lurën dhe gjithë Shqipërinë.

Ai na ka vjedhur 2 herë, së pari na ka marrë taksat tona së dyti edhe lekët tona që investuam direkt në aksionet e fundit “Shpresë për Lurën” Një pjesë të këtyre lekëve mund t’i gjeni te Lokali i Ministrit në Durrës i cili është veshur me dërrasa prej pishe nga pishat e Lurës (për një ekspert pyjesh kjo dallohet shumë qartë).

Flladi i drejtësisë po frynë. Me reformën në drejtësi, të cilën duan nuk duan politikanët tanë të korruptuar do të miratohet dhe do të zbatohet me vendosmëri. Të gjithë shkatërrimtarët e Parkut Kombëtarë të Lurës PD-ista, LSI-sta dhe Socialista do shkojnë para drejtësisë dhe Lurës do ti kthehet frymëmarrja pas 25 vitesh rënkim…

Kush është Parku Kombëtar i Lurës:

Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha. Territori i parkut është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës.

Parku shtrihet përreth malit të Kurorës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura. Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Gjithashtu rritet edhe arrneni i zi dhe arrneni i bardhë.

Bukuri e kësaj zone janë dhe liqenet e saj. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si Liqenet e Lurës. Ndër to përmendim Liqenin e Madh, Liqenin e Zi, Liqenin e Lopëve, Liqenin e Luleve etj.
Liqenet shtrihen ne shpatin lindor, në pragun e Nezhës së Lurës. Rol në formimin dhe ruajtjen e këtyre liqeneve ka luajtur pozicioni i tyre në shpatin Lindor.

liqeni luleveMbi liqene rritet një bimësi ujore,siç është zambaku i ujit me lulet e bardha të mëdha, të cilat në verë pushtojnë gjithë sipërfaqen e tyre duke u dhënë një bukuri të rrallë. Vlera botanike dhe ekologjike e parkut pyjor te Lurës lidhet si me pasurinë, shumëllojshmërinë dhe vjetërsinë e drurëve, shumë prej të cilave kanë moshë shekullore, ashtu dhe me liqenet akullnajore, që janë nga më të bukurat e vendit tonë.

Liqenet e Lurës janë liqene akullnajore. Malet e Lurës kane drejtim veri-jug. Malet e Lurës ngrihen ne 2250 m.
Flora dhe fauna e kësaj zone është nga më të rrallat e vendit tonë. Ariu i murmë është kafsha grabitqare gjitare më e madhe e vendit dhe që gjendet në Lurë (arrin 2 metra gjatësi,1 metër lartësi dhe ka një peshë prej 180-200 kg).

Rrëqebulli është kafshw grabitqare,që arrin deri në 1 metër gjatësi, me gëzof shumë të bukur lara-lara dhe të kushtueshëm. Ai gjendet në Lure. Zardafi është kafshë grabitqare e ngjashme me shqarthin, por me trup më të madh dhe gëzof të çmueshëm dhe ngjyrë kafe të thellë. Gjendet me shumicë në Lurë.
Kaprolli ose sorkadhja, është një gjitar ripërtypës dythundrak i familjes së drerëve, me trup elegant 60-70 cm të lartë, deri 130 cm i gjatë dhe me një peshë 15-25 kg. Mashkulli ka brirë të degëzuar kurse femra nuk ka brirë, gjendet në Lurë.
Gjeli i egër është shpendi më i madh i familjes së fazanëve por mjaft i rrallë. Jeton në gjithë zonat kodrinore e malore të Evropës, po ashtu dhe në Lurë.

Bimësia është e shumëllojshme. Tipi i parë përbëhet nga drurë gjethe gjerë, që i lëshojnë fletët gjatë stinës së dimrit, dhe në lartësitë e mëdha nga drurët halorë të tipit subarktik. Këto janë masivet pyjore më të mëdha të Lurës si dhe të vendit.
Brezi i dushkut shkon deri ne 700-800 m dhe ne jug deri ne 1000 m. Ka disa lloje dushqesh si qarri, bulderi.
Brezi i ahut fillon nga 900-1000 m deri në kufijtë më të lartë të pyllit, 1900-2000 m mbi nivelin e detit. Ai ka bimësi më të dendur dhe formacioni kryesor është ai i ahut, i cili ka dhe dendësinë më të madhe. Në brezin e ahut rriten dhe formacione halore dhe pikërisht pisha e zezë që formon pyje të veçanta në tokat më të varfra, kryesisht në shkëmbinjtë magnetikë të Lurës. Përveç pishës së zezë, në këto lartësi takohet dhe bredhi i bardhë, i vetmuar ose në grupe me pyllin e ahut, por aty-këtu formon pyje më vete në Lurë, Bjeshkët e Oroshit…

Mbi brezin e ahut takohen pyjet e rrobullit dhe arnenit, qe formojnë pyjet më të përhapura të vendit tonë. Pyjet e rrobullit takohen në Lurë. Pyjet me arne kanë pamje më të kufizuar dhe takohen në malin e Runjes, Lurës, Dejës.
Vargmalet e Lurës ose siç quhen ndryshe Vargmalet Qendrore shtrihen midis luginës së Drinit të Zi në lindje, pellgut të Matit në perëndim, luginës së Serriqes në veri dhe luginës së Zallit të Bulqizës në jug. Këta kufij janë kryesisht morfologjike. Ata shtrihen në drejtim veri-jug, në një gjatësi rreth 75 km dhe gjerësi 20 km.

Lartësitë më të mëdha arrihen në pjesën qendrore me malin e Dejës 2246 m dhe Kurorën e Lurës 2121 m. Nga kjo lartësi ato ulen në drejtim te veriut dhe jugut nen 2000 m.
Në kujtesën e vizitorit shqiptar por jo vetëm Parku i Lurës ka mbetur një ëndërr e bukur që pritet të rishfaqet. Shumë bukuri natyrore të vendit tonë u cenuan në këtë periudhë të gjatë tranzicioni por dhe shumë prej tyre janë ribërë me kujdesin e njësive vendore apo të vet individit. Ndërsa Lura e bukur, pret që në rrugët që të çojnë drejt saj të ribëhen e të jenë funksionale në dobi të banorëve të asaj zone dhe të turizmit të shumëkërkuar në këtë zonë. Lura është një Park Kombëtar dhe kështu kërkon një vëmendje shtetërore nga institucionet që menaxhojnë natyrën shqiptare. Stina e verës po afron dhe parku kombëtar i Lurës përgatitet të presë vizitorët e parë.

Publiciteti për natyrën e bukur të Lurës është shumë i madh por kështu duhet të jetë edhe interesi dhe kujdesi për të vjelë të ardhura nga ky turizëm prej pushtetit lokal apo atij qendror. Ka shumë pika turistike që presin investime, por deri tani kanë ngelur jashtë vëmendjes së organeve kompetente.
Kështu rrezikohet imazhi i mirë i vlerave tona natyrore, kulturore dhe largojmë investitoret dhe klientët e këtyre fushave.

Foto poshtë, Lura turpi i shtetit shqiptar:

lura sot

About The Author

Related posts