Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Partia Socialiste : Të arrestohet Berisha !

Partia Socialiste : Të arrestohet Berisha !

KMA NEWSIsh-kryeministri Sali Berisha ka bërë dje një deklaratë bombë e surprizë në sallën e Kuvendit. Gjatë debatit të zhvilluar dje ku temë kryesore ishte çështja “Shullazi”, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të armatosen për t’u mbrojtur nga bandat dhe krimenelët e qeverisë Rama.

“Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen. Nëse ju si organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm tua kthejnë ju me të gjitha mjetet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Të armatosen si armatosen amerikanët, të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre”,- tha ish-Kryeministri. Kjo ishte deklarata e tij që shkaktoi rrëmujë e akuza në Kuvend, porse nga fundi i fjalimit të tij duket se i ka ikur me marifet zemërimit momental të fillimit ku kërkoi të armatoset populli. Shtoi me finese se “si armatosen amerikanët”.

Deklarata e ish-Presidentit dhe ish-kryeministrit ka shkaktuar panik dhe sherrnajë në sallën e Kuvendit. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se pas këtij qëndrimi nuk ka më kuptim që parlamenti të vazhdojë normalisht punimet. Ai kërkoi nga Prokuroria të nis menjëherë hetimet ndaj ish-kryeminsirit për thirrje antikushtetuese. “Nuk besoj se ka thirrje më kriminale dhe antikushtetuese sesa kaq. Është vepër penale të bësh thirrje publike për dhunë. Prokuroria të thërrasë Berishën”,- deklaroi Tahiri.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shkoi edhe më tej në qëndrimin e tij. Balla tha se veç ndjekjes ligjore nga ana e organit të akuzës, Byroja e Kuvendit duhet të kërkojë edhe ngritjen e një komision mjekësor për të verifikuar gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit. Pak orë më vonë, 12 deputetë të Partisë Socialiste depozituan në Byronë e Kuvendit një kërkesë për përjashtimin 10 ditë të Sali Berishës nga punimet e Kuvendit.

Përveç kërkesës për përjashtim, deputetët e Partisë Socialiste pretendojnë se me deklaratën e bërë dje në Kuvend, Berisha ka shkelur tre nene të Kodit Penal. Konkretisht sipas maxhorancës është shkelur neni 222, “për thirrje për armatosje kundër rendit kushtetues”, nenit 223 “për thirrjet e bëra publikisht për vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues” dhe nenit 233 “krijimi i turmave të armatosura për t’iu kundërvënë rendit publik me qëllim ngjalljen e frikës dhe të pasigurisë në popull”. Deri mbrëmjen e djeshme nuk kishte asnjë masë nga Kuvendi apo nga institucionet e akuzës. Por nëse nis një hetim dënimi për shkeljen e tre neneve të Kodit Penal parashikon dënimin me 10 vjet burg. Deri më tani ajo që është bërë zyrtare është vetëm një kërkesë për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të ish-kryeministrit. Ndërkohë në selinë rozë janë duke marrë në konsideratë seriozisht marrjen e masave ndaj ish-kreut të qeverisë. Dy javë më parë Berisha u përfshi në një debat me tone të forta dhe pa etike me deputetin Erjon Braçe. Në këtë rast, Byroja e Kuvendit vendosi vetëm ndëshkimin me vërejtje të Berishës. Arësyeja e një mase të tillë që u cilësua e butë lidhej me frikën reagimit që do të sillte përjashtimi i Berishës. Demokratët kërcënuan se nëse doktori përjashtohej nuk do të zhvilloheshin më seanca në Kuvend dhe demokratët do fillonin protestat e dhunshme kundër qeverisë. Dhe PS-ja u frikësua nga protestat. U tërhoq nga dënimi i parë.

Me deklaratën e djeshme situata është edhe më e rëndë. Socialistët jo vetëm kanë dorëzuar shkresën për përjashtimin nga Kuvendit, por kërkojnë edhe ndjekje penale ndaj ish-kryeministrit. Një zhvillim i tillë i ngjarjeve mund të sjellë reagime edhe më të mëdha brenda Partisë Demokratike. Nëse vetëm për përjashtimin e Berishës deputetët e PD-së ishin gati për bllokimin dhe rrethimin e Kuvendit, me arrestimin e ish-liderit të tyre,(nëse ndodh) një pjesë e demokratëve mund ta marrin seriozisht deklaratën për “marrjen e armëve”. Mbrëmë mësohet se selia rozë ka insistuar pranë Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës që të arrestojë deputetin Sali Berisha për thirrje antikushtetuese. Ka patur debat mes palëve pasi PS do që prokuroria ti kërkojë parlamentit arrestimin e Berishës.

Kësaj i thonë destabilizim total. Por prapë socialistët, siç kanë bërë, përherë tërhiqen. Prapë Berisha do ju shkojë në parlament e do ti sulmojë me çdo armë politike.

Deputetët e PS-së nuk kanë kurajon e deputetëve të PD-së, ndaj edhe kjo stuhi duket se do të përfundojë si zakonisht; Berisha sulmon e i masakron, kurse ata kthejnë edhe faqen tjetër !

About The Author

Related posts